Connect with Us

Ekskluzive–Emërimi suprizë/ Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së

Aktualitet

Ekskluzive–Emërimi suprizë/ Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, një ditë më parë ka firmosur vendimin për rikthimin në kupolën e policisë të zyrtarit të lartë policor Muhamet Rrumbullaku.

Burime për CNA.al, konfirmuan se Rrumbullaku është emëruar,  drejtor i SHÇBA-së, në vend të Anila Trimit.

Urdhëri i firmosur dje nga Lleshaj, ende nuk është bërë publik për mediat.

Emërimi i Rrumbullakut në krye të SHÇBA-së, vjen pas rikthimit në Policinë e Shtetit të Tonin Vocajt, disa ditë më parë.

52 vjeçari Muhamet Rrumbullaku që mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj./CNA.al

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emërimet e reja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Nuk pritej/ Lëvizja e Lleshaj pas festave

LEXO EDHE:  Polici me pagesë/ Sandër Lleshaj emërohet nga Rama në krye të “Illyrian Guard”

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Vrasja e 25 vjeçarit/ Topalli: Dorëheqja e Lleshajt duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Zbulohet mesazhi që i dërgoi Lleshaj policëve me porosi të Ramës

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE