LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama/ Presidenti Ilir Meta ka futur një praktikë antikushtetuese

11 Janar 2019, 20:47, Aktualitet CNA
Edi Rama/ Presidenti Ilir Meta ka futur një praktikë antikushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka futur një praktikë antikushtetuese , që kundërshton kushtetutën me praktikat dhe vendimet që merr. Konstatimi vjen nga Kryeministri Edi Rama, i qenë prezent në emisionin ?Zonë e Lirë? të Klan TV, ku si temë është ?Kufijtë e Kosovës/Çfarë fshihjet pas konfliktit të ri Rama-Meta??

I prononcuar për të vlerësuar aktin e mosdekretimit të kandidaturës së Gent Cakajt, si ministër i Çështjeve Evropiane dhe Punëve të Jashtëme, nga ana e presidentit Meta, kryeministri Rama ka thenë se ky është një akt i pastër antikushtetues, i përsëritur edhe më parë me kandidaturën e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

?Ilir Meta ka futur një praktike që nuk ishte më parë dhe vjen në kundershtim me Kushtetutën dhe po e sulmon hapur atë. Principi i praktikës së tij është: ?Jam unë pastaj është Kushtetuta?,- ka vlerësuar Rama ./CNA.al

Lajmet e fundit nga