Digjet banesa/ Humb jetën një e moshuar – CNA
Connect with us

Aktualitet

Digjet banesa/ Humb jetën një e moshuar

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Shkodrës.

Një banesë është përfshirë flakët dhe për pasojë një e moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se 80 vjeçarja jetonte e vetme dhe si pasojë e asfiksimit nga flakët, nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

Aktualitet

E dini ç’ju pret?/ Braçe paralajmëron opozitën

Publikuar

-

By

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka drejtuar sot një mesazh opozitës jashtë parlamentit, e cila ka vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe iu kërkon opozitarëve të reflektojnë për ndëshkimin që i pret pas këtij vendimi, si dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

“Nga përballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundësoni votimet! 7 vite burg. Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë!”-shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë:

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!

POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!

PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!

PREJ SAJ VJEN BURGU DHE

PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni, “te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

Si vijoni, “eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

Si e mbyllni, “te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.

Jo per ju, fare fare!

Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

LEXO EDHE:  “Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!

Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.

Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij, askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

Pra pa frike!

Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,  tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne, pra pamundesoni votimet!

#7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi perjete!

Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet me asgje, zero, duke nisur nga placka qe keni vene.

A ja vlen?

Une them jo!

A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?

A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?

Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje, sa te pabarabarte jeni me ta dhe sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

Dite te mire!

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Besnik Hasit i rrisin rrogën në Arabi, nuk do e besoni sa merr sot trajneri shqiptar

Publikuar

-

By

Besnik Hasi do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Al Raed në Arabinë Saudite, edhe pse menaxheri i tij ishte përpjekur në çdo mënyrë që ta kthente në Belgjikë gjatë javëve të fundit.

Sipas informacioneve nga Belgjika, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare dëshiron që të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm europian, nëse arrin të gjejë një klub i cili plotëson kushtet ekonomike përafërsisht si klubi i tij aktual.

Fatkeqësisht për Hasin, të gjithë klubet e kontaktuara  kanë refuzuar këtë sapo kanë mësuar se cila është rroga aktuale e Hasit. Menaxheri i tij, Mogi Bajat, kontaktoi dhe nisi negociatat me Sërkëll Bryzh dhe Sharlërua gjatë ditëve të kaluara. Por në asnjë prej rasteve nuk arriti të konkretizonte sapo u bëri të ditur se në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite, Hasi kishte përfituar një rrogë 1,2 milionë euro.

LEXO EDHE:  “Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve

Për më tepër, pasi renditi skuadrën në vendin e 8, klubi i cili fillimisht kishte menduar ta shkarkonte, i rriti rrogën, duke ia bërë tashmë 1,5 milion euro në sezon, shifër e paarritshme për klubet belge, por edhe për shumë kampionate të tjera më cilësorë në Europë.

Me pak fjalë, për përfitime të tilla, Hasi do të jetë i detyruar të vazhdojë në Arabinë Saudite dhe vetëm nëse ul ndjeshëm pretendimet financiare, atëherë mund të gjejë skuadra që e presin krahëhapur.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-sulmuesi i Olimpiakosit zbarkon në Superligën shqiptare, ja ku do firmosë

Publikuar

-

By

Pas largimeve të shumta në javët e fundit, Luftëtari ka bërë goditjen e parë në merkato duke firmosur me një futbollist me shumë emër në futbollin grek dhe jo vetëm.

Sulmuesi nigerian, Majkëll Olaitan do të jetë sulmuesi më i ri i gjirokastriteve për sezonin e ardhshëm dhe bëhet fjalë për një sulmues që e njeh mirë portën.

Olaitan në të kaluarën e tij ka qenë edhe sulmues i Olimpiakosit, kui në 25 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 11 gola ndërkohë që për disa kohë ka luajtur edhe në Holandë si i huazuar te Tuente.

LEXO EDHE:  “Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve

Sulmuesi 26-vjeçar së fundmi, ka luajtur me fanellën e Apolo Pontosit ku në 17 ndeshje e ka gjetur golin 3 herë.

Ditët në vijim, pritet që Olaitan të prezantohet zyrtarisht me fanellën e Luftëtarit dhe të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm ndërkohë që në Gjirokastër priten të tjera afrime. Olaitan do të zërë vendin e Dungës në skuadër, pasi ky i fundit ka arritur akordin me Tiranën dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending