LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

11 Janar 2019, 12:09, Aktualitet CNA
Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë rëndë.

Drejt këtij fshati u nis një autoambualncë për të marrë të sëmurin Bilbil Rexhmati, por reshjet e dëborës nuk e lejuan që të shkonte deri në destinacion.

Ndërsa, sot mësohet se për të bërë transportin e të sëmurit janë dërguar forcat e ushtrisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga