LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha jep alarmin/ Jemi në emergjencë absolute

11 Janar 2019, 13:56, Aktualitet CNA
Basha jep alarmin/ Jemi në emergjencë absolute

Gjatë takimit të zhvilluar me shoqatat mediatike, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh kundër ligjit që kryeministri Edi Rama do të vendosë për shpifjen dhe fyerjen.

Gjatë fjalës së tij nga kjo mbledhje, Basha tha  se mediat duhet të vetërregullohen dhe jo të kontrollohen nga ?policia e mendimit të qeverisë?.

?Pa median e lirë nuk ka demokraci!

Me një media, megjithë problematiken e vet, në një kohë ku padyshim janë edhe fake neës dhe shpifjet, sigurisht janë sfida për një shoqëri. Sfida me të cilat duhet të përballemi, nuk mund të themi që nuk ekzistojnë, por me një media të kontrolluar nga policia e mendimit të qeverisë nuk ka demokraci.?-tha Basha.

Sipas kryedemokratit sot gjendemi në një emergjencë për të ndaluar këtë projektligj.

?Por sot emergjenca absolute është sprapsja e projektligjit për Policinë e Mendimit?

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

NDËRHYRJA E PARË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Së pari dua të falenderoj kryetaren e Komisionit të Medias, zonjën Vokshi, dhe përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, zotin Glos, për iniciativën që morën për këtë tryezë.

Së dyti, dua t?ju falenderoj gjithësecilin prej jush, që me pjesëmarrjen tuaj dërgoni një sinjal të qartë, sepse jeni përfaqësuesit më të spikatur të medias tradicionale dhe medias së re, për shqetësimin e madh dhe të drejtë që është shkaktuar nga kjo lëvizje e fundit, por e përsëritur, jo e re, e Edi Ramës.

Dua ta nis këtë ndërhyrje të shkurtër timen me aktualitetin. Ndërkohë që ne jemi mbledhur këtu në këtë sallë, Edi Rama, me Policinë e Shtetit dhe me policinë private të Safet Gjicit, po përpiqet të pushtojë hapësirën universitare. Mbrëmë, deri në orën 4 të mëngjesit, është përpjekur të pushtojë hapësirat e fakultetit Juridik, ku janë ngujuar studentët dhe sot, që herët në mëngjes, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në godinën e Fakultetit Ekonomik. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit i cili ndalon praninë e policisë në ambientet akademike, përveçse në raste emergjence. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar, në veçanti e lirisë për të protestuar të një grupi kaq përfaqësues të shoqërisë, siç janë studentët.

Por, në shkelje flagrante të ligjit, Edi Rama po përdor dhunë policore, të kombinuar, por në fakt është e njëjta, sepse policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë ndryshim nga policia e shtetit, sot, sepse sot shteti është shteti privat e personal i Edi Ramës. Dua të dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë, duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek Drejtori i Policisë, tek ministri Lleshaj, dhe vetë Edi Ramën, për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi të hapësirës universitare.

Kjo e dyta që na ka mbledhur këtu është vazhdim i pushtimit, është pushtimi i hapësirës mediatike. Pak hapësira kanë mbetur pa u pushtuar në këtë vend nga shteti privat, personal, i Edi Ramës, që është një amalgamë e interesave politike të një njeriu me interesat ekonomike të 5 njerëzve dhe interesave kriminale të 12 familjeve mafioze shqiptare. Dhe një nga këto hapësira është hapësira mediatike, në veçanti hapësira mediatike online.

Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen time për të gjitha ato televizione dhe media, të cilat kanë vazhduar dhe vazhdojnë të bëjnë edhe në këto momente mbulimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve tek studentët. Është shumë e rëndësishme që kjo të vazhdojë.

Sikundër iu bëj thirrje atyre mediave që nuk e bëjnë këtë gjë që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshje financiare të çfarëdollojshme dhe të kryejnë detyrën e tyre për të cilën ekzistojnë. Sepse këto nuk janë biznese, njësoj si çdo biznes tjetër, janë edhe biznese, por biznesi i tyre i parë është interesi i tyre publik dhe në momentin që braktisin interesin publik ato në fakt meritojnë të ndëshkohen dhe ndëshkimi më i madh mendoj është braktisja nga opinioni publik, nga audienca, i çdo ekrani, i çdo media që braktis një kauzë publike siç është sot kauza e studentëve.

Me këtë retiçencë dua ta mbyll pjesën e parë të ndërhyrjes për t?u marrë me çështjen me akute që po e ndjekim minutë pas minute, protestën e studentëve dhe përpjekjen tash 48-orëshe të Edi Ramës për të pushtuar hapësirën universitare.

Kthehemi tek pushtimi i hapësirës mediatike.

Nuk kam absolutisht asnjë interes të diskutoj për procedurat aktorët apo pseudoaktorët e këtyre dy instrumenteve të pushtimit të hapësirës mediatike.

Ajo që Edi Rama po propozon është Policia e Mendimit, çdo shprehje tjetër mendoj se është ledhatim, është Policia e Mendimit. Dhe është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur absolutisht çdo sens të arsyes. Është një akt prej të marri dhe jo thjesht të marri por i një njeriu në panik i cili pasi e ka të qartë se mungesa totale e çdo politike në shërbim të interesit publik, kapja  totale e qeverisjes nga interesa private, personale të pasurimit, të mbajtjes së pushtetit, kriminalizimit të pushtetit, ka dështuar.

Pasi ka parë se edhe falë protestës së studentëve i është shkatërruar mekanizim i fundit i mbajtjes së sundimit, ai i propagandës, pasi ka parë që falë protestës së studentëve propaganda e tij është bërë një çorbë që nuk e gëlltit më askush, i është kthyer mekanizmit të fundit, që është ai i pushtimit të hapësirës mediatike.

Është padyshim një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm. Ndaj nga pikëpamja e opozitës dhe detyrës tonë të parë, absolutisht që ne do ta kundërshtojmë siç e kemi kundërshtuar me të gjitha mjetet dhe format.

Gjej rastin të falënderoj të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë shprehur qartë pa asnjë ekuivok kundër këtij projektligji për të krijuar Policinë e Mendimit në Shqipëri.

Falënderoj në veçanti ato institucione ndërkombëtare si bashkëorganizatorë i kësaj tryeze fondacionin Konrad Adenauer, i cili është deklaruar privatisht armik publik për arsyen e vetme se ndryshe nga disa hipokritë, me apo pa titujt diplomatikë në Tiranë, ka guximin të thotë të vërtetën ashtu siç është dhe jo ashtu siç ia çon Edi Rama apo shërbëtorët e tij propagandistikë.

Dhe t?ju bëj një thirrje; Ashtu siç keni ardhur bashkë sot, ashtu qëndroni bashkë. Mund të ishit më pak se 6 shoqata, mund të ishit edhe më shumë se 6 shoqata. E rëndësoshme është që të bashkërëndoni qëndrimet e të jeni në krah të njëri-tjetrit, në veçanti të jeni në krah të kolegëve që dhunohen.

Shpreh keqardhjen që në disa raste na është dashur ne si opozitë të marrim telefonat e disa prej kryetarëve të shoqatave e tu kërkojmë që të reagoni edhe kur vërshëllejnë plumbat e krimit mbi dyert e shtëpive të gazetarëve, siç ishte rasti i fundit I Klodiana Lalës. Një qëndrim më proaktiv, më i vendosur, më i bashkuar nga gjithësecili prej judh dhe gjithë bashkë, mendoj se do ta ndihmonte shumë këtë betejë tonën të përbashkët për një nga shtyllat elementare të demokracisë dhe lirisë që është media e lirë.

Pa median e lirë nuk ka demokraci!

Me një media, megjithë problematiken e vet, në një kohë ku padyshim janë edhe fake neës dhe shpifjet, sigurisht janë sfida për një shoqëri. Sfida me të cilat duhet të përballemi, nuk mund të themi që nuk ekzistojnë, por me një media të kontrolluar policia e mendimit të qeverisë nuk ka demokraci.

Prandaj është e qartë rruga që duhet të ndjekim. Për ne si opozitë nuk ka rrugë tjetër përveç vetërregullimit. Për këtë arsye, padyshim që duhet të keni edhe ju një vështrim introspektiv mbi disa problem të mprehta, siç është përshembull problem I financimit të medias dhe disa problem të tjera që pastaj lidhen drejtëpërdrejt me pavarësinë e gazetarëve, pavarësinë e raportimit. Me aftësinë për të qëndruar larg dhe mbi presionet, qofshin këto qeveritare apo nga faktorë të tjerë politik, apo nga faktorë të tjerë ekonomik, të cilët në këtë model të shtetit privat dhe personal duan të zhbëjnë dhe arritje themelore, siç është përshembull Qëndra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, falë të cilës ne kemi mundur të zbulojmë disa skandale. I fundit ai i kompanisë DH, u zbulua pikërisht sepse kemi një standart transparence me Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Binzeseve të vendosur para 10 viteve.

Tani jo vetëm që po bëhën përpjekje për ta manipuluar, por institucione të cilat funksionojnë apo organizata të cilat funksionojnë mbi bazën e kësaj transparence, siç është Open Data Albania, kërcënohen apo u ndërpritet aksesi.

Kemi të bëjmë pra, me një rrëshqitje totale në praktika paratotalitariste, paradiktatoriale.

Unë mendoj se kjo çeshtje e dytë meriton tryezë tjetër, sepse emergjenca sot nuk është kjo, por është problem dhe kjo. Ju e dini që është problem, sepse pavarësia e juaj varet në masë të madhe edhe nga transparenca e financimit, nga konkordati me punonjësit e medias, nga pavarësia e tyre për të raportuar dhe nga të tjera probleme e çeshtje që ndikojnë drejtëpërdrejt në pasqyrimin me besnikëri ndaj të vërtetës dhe ndaj interest public.

Por sot emergjenca absolute është sprapsja e projektligjit për Policinë e Mendimit.

Këtu, me sa kam dëgjuar dhe jam shumë kureshtar dhe do të jem shumë I vëmendshëm edhe ndaj kontribuesve të tjerë, nuk shoh absolutisht asnjë diferencë. Jeni të gjithë të bashkuar kundër këtij projektligji. Të bashkuar kundër këtyre propozimeve janë edhe organizatat më të rëndësishme për lirinë e medias në Europë dhe për këtë keni patur, keni dhe do të keni përkushtimin dhe mbështetjen totale të Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare.

Faleminderit!

NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Vetërregullimi është standardi dhe praktika evropiane. Tani, në qoftë se 30 vjet pas ndryshimeve, do të vazhdojmë të mbetemi me arnime, me leucoplast ballkanik, unë mendoj se kjo është e papranueshme dhe duhet të jetë e papranueshme për ne, por ju siguroj se është e papranueshme për gjeneratën e re, që ka ardhur në këtë vend. Ose do të kemi një standard evropian, ose do të kemi një rupture totale, me hir ose me pahir. Nuk ka rrugë tjetër, vetërregullimi. Vetërregullimi për mediat natyrisht presupozon atë që thashë pak më parë dhe që dua ta diskutojmë këtu, që mediat, gazetarët pra dhe shoqatat që do të jenë pjesë e këtij procesi të vetërregullimit, po kështu të garantojnë çështjen e konfliktit të interesit dhe të transparencës së financave. Sepse aktualisht e dimë se shumica e mediave sillen njësoj si ato koorporatat që marrin PPP-të. Bile disa janë pjesë e PPP-ve.

Por, unë kam besim të madh tek vetërregullimi, siç kam besim të madh tek autonomia universitare. Pak rëndësi ka nëse është kryetari i AMA-s prestanome apo jo. Shikoni çfarë ndodh. Tani paskan nxjerrë në media se kush e ka lëshuar urdhrin për të futur policinë në universitet. Urdhrin e paska firmosur njëfarë Skerdi Dafa, administrator i Universitetit. Po kush është Skerdi Dafa, administrator i Universitetit? Kush e ka emëruar Skerdi Dafën? E ka emëruar qeveria, që kontrollon Bordin e Universitetit, se autonomi nuk ka. Skerdi Dafa është ish-drejtor i Postës, ish-drejtor i Tatimeve të Elbasanit, militant i Partisë Socialiste. Me ligjin qenkemi në rregull pra, se administratori ka kërkuar policinë. Por në fakt policinë e paska thirrur vetë Edi Rama, me një prestanome, me mashën e tij.

Edhe ligjin për Policinë e Mendimit, se nuk meriton të quhet ndryshe, s?ka rëndësi nëse e ka flotuar Genti Sala apo dikush tjetër. Mbrapa qendron interes i qartë politik i Edi Ramës. Policia e Mendimit, pushtimi i një hapësire të cilën e konsideron jashtë kontrollit. Si do t?i përgjigjemi kësaj? Do të rrimë të merremi me formalitete tani? Do të shkojmë në gjykatë me Skerdi Dafën? Skerdi Dafa është një militant i Partisë Socialiste, nuk duhet të ishte kurrë administrator i Universitetit të Tiranës. Mund të ishte administrator i financave të degës së Partisë Socialiste të Elbasanit, mund të ishte edhe punonjës i kryeministrisë, staf politik kur qeveris ?Rilindja? dhe Edi Rama, por s?mund të ishte administrator i universitetit më të madh të vendit. Ai është aty sepse nuk ka autonomi, nuk ka vetërregullim universitar. Që bashkë me mungesën e financimit, me korrupsionin që bren edhe ato pak para që u jepen universiteteve, janë arsyet kryesore pse jemi vendi me çmimin më të lartë të arsimit në Evropë, në vlerë absolute, dhe dhjetëfish në vlerë relative, po ta krahasosh me pagat e shqiptarëve, dhe cilësinë më të dobët në Evropë, një nga cilësitë më të dobëta në botë.

Dhe kjo është paralelja edhe me median. Nuk ka rrugë tjetër, përveç vetërregullimit.  Ky është qëndrimi i njërës prej dy partive të mëdha, zoti Çipa, por që sot, për shkak të pushtimit edhe të hapësirës kushtetuese dhe elektorale, nuk ka absolutisht asnjë pushtet tjetër, përveç pushtetit moral, pushtetit të fjalës, për të qëndruar në krahun tuaj.

Këto vendime i merr vetëm i zoti i tepsisë sepse i është kërcënuar tepsia dhe karrigia. Prandaj të jemi të qartë, të mos harxhojmë shumë kohë me formalitete dhe procedura që nuk do të na çojnë askund. Një ligj për Policinë e Mendimit kërkon përgjigje proporcionale.

Ne si opozitë po ia japim dhe do t?ia japim. Jam i bindur që do t?ia jepni edhe ju. Mos nënvleftësoni pushtetin tuaj! Pushtetin e fjalës tuaj dhe të kauzës së drejtë që mbroni!

Mos harroni se ato shprehje vulgariteti dhe sulme rrugaçërore që vërtiti ndaj z.Rakipi me shokë, ndaj Ergys Mërtirit, e ndaj të tjerëve nuk janë gjë tjetër veçse shenja të panikut total të një njeriu që ka kuptuar që i ka humbur edhe instrumenti i fundit i sundimit të Shqipërisë si çiflig osman: që ishte propaganda dhe përçarja e njerëzve.

Dhe njëherë thirrja ime është të qëndrojmë bashkë, siç po qëndrojnë bashkë studentët, qëndrojmë bashkë. Qëndroni edhe ju bashkë. Të qëndrojmë të gjithë bashkë. Sepse propaganda dhe përçarja  janë veglat e vetme që mund të lejojnë kurorëzimin me sukses të projektligjit për Policitë e Mendimit.

z.Çipa, ja ta mbaroj..

Jo jo, bashkimi juaj. E kam fjalën për për bashkimin tuaj, se punën tonë e kemi bërë ne. Dhe në shumë raste kemi qenë pengesa e vetme, se me hir a me pahir i ka marrë të gjithë. Kë s?ka kërcënuar, kë s?ka goditur me plumba, kë s?ka blerë. I ka marrë përpara jam i qartë për atë. Shpeshherë ne kemi qenë pengesa e vetme.

Unë ju bëj thirrje ju të bashkoheni.

Ne jemi në misionin tonë, ju në misionin tuaj. Në qoftë se gjithsecili prej jush e bën misioni ashtu siç duhet të jeni të sigurt që nuk ka mundësi të mos triumfojë demokracia, liria dhe parimet europiane, por të triumfojë Policia e Mendimit dhe praktikat antidemokratike, totalitare, korruptive që imponon edhe me këtë ligj./CNA.al

Lajmet e fundit nga