LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dënon dhunën ndaj studentëve/  Akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm

11 Janar 2019, 11:23, Aktualitet CNA
Basha dënon dhunën ndaj studentëve/  Akt marrëzie i

Kreu i Partisë Demokratike nga një tryezë për lirinë e medias i ka bërë thirrje policisë që të largohet nga fakultetet, pasi nuk e lejon ligji, ndërsa ka akuzuar Edi Ramën se me polici po kërkon të pushtojë edhe universitetet.

Sipas kreut të opozitës veprimet e policisë janë aktet e një njeriu të rrezikshëm. Basha tha se policia është në shkelje të plotë të ligjit dhe ka dhunuar studentët.

?Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveç se në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama?, u shpreh Basha.

Më tej, Basha akuzoi Ramën se ?Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit, i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike.?

Gjithashtu Basha e ka cilësuar ngjarjen në fjalë si një ?akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga