LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Administratori i UT kundër studentëve?/ Zbardhet letra drejtuar policisë

11 Janar 2019, 12:00, Aktualitet CNA

Me kërkesë të Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafës policia është drejtuar drejt fakulteteve të Ekonomisë dhe atij të Juridikut, për të larguar studentët nga ambjentet universitare.

Në media është duke qarkulluar një dokument që tregon se kërkesa drejtuar policisë është bërë nga ky person.

?Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve.

Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e rënduar, me pasoja negative dekrete në një numër të konsiderueshëm qytetarësh (personel e studente) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UT-së?- thuhet në letër.

Gjatë aksionit të ndërmarrë nga policia ka pasur përplasje të shumta dhe një numër të konsiderueshëm studentësh të lënduar.

Studentët qëndronin të ngujuar në fakultetet përkatëse që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm, duke këmbëngulur për plotësimin e  nëntë kërkesave të tyre.

Po kush është Skerdi Dafa, personi që firmosi dhe dërgoi këtë dokument te forcat e rendit.

Përpara se të merrte postin e administratorit, Dafa ka qenë zv.Drejtorit të Përgjithshëm i Postës Shqiptare, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa më herët ka marrë pjesë edhe në fushatat e Partsië Socialiste në media./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga