LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta", Albanian Scholarship Effort

11 Janar 2019, 09:10, Aktualitet CNA

Nga Besart Çopa

* Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më prestigjoze dhe më të shtrenjta në botë, Leysin American School. Bursa për tre vite e kaloi vlerën $240,000; arsimi dhe zhvillimi im personal gjatë atyre viteve kaloi një vlerë akoma dhe më të madhe.

Sot, mbas disa vitesh dhe shumë punë, dy shkolla Zviceriane kanë mirëpritur 3 studentë të tjerë shqiparë me bursa???që e kalojnë vlerën $525,000+ se bashku. Në 2019 katër bursa të tjera janë të gatshme për studentët tanë të rinj, me vlerë më të madhe se $800,000.

Në fillim, unë e nisa ASE-në me një qëllim të thjeshtë: të ndihmoja më shumë moshatarë të mi në Shqipëri që të ikinin jashtë dhe të shijonin kushtet e jetesës dhe arsimin që po kisha unë në Zvicer. Siç e dinë mirë shumë nga miqtë e mi nga gjimnazi, unë nuk isha shumë fans i madh i metodologjisë në shkollat shqiptare. Sidomos vitet e fundit në Shqipëri, mosha 13 deri në 15, i mbaj mend shumë të zymta. Mësimi permendësh, mësues që përdornin autoritetin si bazë arsyetimi në vend të fakteve, bashkëmoshatar shumë të zgjuar që kishin hequr dorë nga sistemi tradicional i arsimit sepse e konsideronin veten shumë herë më ?të dobët? se sa shoku ose shoqja bankës (që ikte në tre kurse mbas shkolle, dhe ndoshta dy prej tyre me mësuesit e shkollës)???gjithë këto ishin arsye të mjaftueshme për mua që të doja te ikja sa më shpejt, dhe të ndihmoja të tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Por ky qëllim ndryshoi shpejt mbas disa eksperiencash fillestare. Një nga idetë kryesore që kisha unë gjatë moshës 16 vjecare, kur ishte fillimi i krijimit të grupit të ASE, ishte që ?sa më shumë Shqiptarë në shkolla të mira, aq më mirë për Shqiperinë?. Kjo ndoshta ishte e vërtetë për tablot e portaleve online ose për ndonjë emision tektuk ne media? por për realitetin e prekshëm të Shqiperisë, nuk ishte domosdoshmërisht e vërtetë. Aq injorant sa isha, mësova që Shqiperia nuk ka pasur mungesë të ndriturish që kanë ikur në universitetet më të mira në botë. Ndoshta jo ne Zvicër???ku une isha Shqiptari i dytë mbas Princ Lekës në rangun e gjimnazeve luksoze Zviceriane???por nëpër botë, po. Harvard, Oxford, NYU, Bocconi, Stanford, Sciences Po?shumë shpejtë unë kuptova se Shqiperia nuk ka vuajtur kurrë nga mungesa e intelektualëve.

Shqipëria ka pasur mungesë liderash intelektualë? individë që jo vetëm dijnëpor që bëjnë.

Kjo frazë është kyçi i ASE. Nje lider intelektual është dikush që e përdor dijen për të sjellë një ndryshim të prekshëm. Kjo është pika kyce. Dikush që është vetëm një intelektual ka dije, por nëse kjo dije nuk vendoset në punë është e kotë në kontekstin e gjerë. Dikush që është vetëm një lider ka shumë vullnet që të kryej çfarë ai ose ajo mendon që është më e mira, por pa dije dhe mendim kritik intelektual ky fenomen bëhet i rrezkishem (Shqipëria ka shumë lidera të tillë). Kombinimi i të pasurit dijen dhe kuriozitetin e një intelektuali bashkë me ambicien, kurajon, dhe integritetin e një lideri është cfarë krijon një lider intelektual.

Një aspekt tjetër i liderit intelektual është fakti që ai ose ajo ka kapacitetin të kuptoj që të ndihmosh të tjerët nuk është bamirësi, është investim për një komunitet me cilësi më të lartë për veten dhe pasardhësit e tu. ASE nuk është bamirësi, por investim në kapitalin human të Shqipërisë. Pritet që çdo pjesëtar, çdo mentor, çdo student i ASE të japë një kontribut të prekshëm në Shqipëri. Ndryshe, ?nuk bën?.

Kuptimi i kësaj ideje ishte pika kur vizioni i ASE ndryshoi. Ky ndryshim u reflektua në disa gjëra:

Viti i parë i mentorshipit ishte 2018. Selektuam 10 studentë dhe i bashkuam me 10 mentorë. Studentët janë Shqiptarë nga mosha 12 deri në moshën 16 vjecare dhe vijnë nga Shkodra, Tirana, Fieri, Durrësi, dhe Shkupi. Mentorët janë Shqiptarë që kanë studiuar kryesisht në universitet më të mira Amerikane dhe Europiane dhe punojnë në fusha të ndryshme që përputhen me interesat e studentëve. Cdo mentor duhet të dedikoj një orë në muaj për studentin e tij? 3 minuta në ditë.

Në të njëjtin vit, një nga studentët e parë që une kisha takuar për konsultë me ASE, Hermes Gjinaj, u pranuar në gjimnazin tim, Leysin American School in Swtizerland. Studenti i dytë nga Shqipëria në historinë e shkollës. Në të njëjtin vit, drejtoresha e bursave të Leysin American School i kishte folur një shkolle tjetër mbi nismën e ASE dhe vizionin tonë. Shkolla tjetër, Le Régent Crans-Montana College, kërkoi një student me bursë të plotë. I dërguam dy nga ata qe kishim selektuar???dhe shkolla i mori të dy. Krenarin nga Shkupi dhe Tean nga Tirana. Bursat e të treve e kalojnë vlerën $525,000+. Në të njëjtin vit gjithashtu, Viola???një studente që unë e kisha njohur në fillimin e ASE???ishte një nga pak Shqiptaret që u pranua në kampusin e United World College në Angli me ndihmë burse.  

Te katër këta studentë të parë e kanë kuptuar dhe manifestuar konceptin e ?liderit intelektual?. Tea u bë pjesë e jetës aktive në Le Regent si dhe në Shqiperi që kur iku. Në Regent është në skuadrën e voleibollit, u angazhua me muzikë dhe kengë, doli e shkëlqyer me nota. Ndërkohë në Shqipëri krijoi një projekt të vogël sensibilizmi mbi dëmin që shkaktojnë rrjetet sociale mbi rininë. Gjithashtu ajo u selektua në një konkurs shkencor të NASA. Ndërkohë Hermesi në Leysin ka hapur dy klube studentësh, një në biznes dhe një për studentët nga Ballkani, është bër organizator i TEDx, është vullnetar te qëndra lokale e refugjatëve???dhe ka pasur një nga mesataret më të larta në shkollë. Viola gjithashtu ja ka kaluar shumë mirë në Angli; në dhjetor u bë e famshme në portalet Shqiptare sepse, me shumë vullnet dhe kurajo, bindi drejtorin e saj të ngrinte flamurin e Shqipërisë për ditët e 28?29 Nentorit në kalanë e qytezës së saj në Wales të Anglisë. Krenari gjithashtu ka pasur një kohë të jashtezakonshme në Le Regent dhe është akoma në zhvillim të idesë së tij të riciklimit të plastikës.

Këto janë shembujt e rinj të ?liderave intelektualë? që na duhen ne. Këto janë prototipet që Shqipëria duhet të shumëzojë dhe rrisë si elita e re e të së ardhmes.

Sot ASE hap aplikimet e reja për programin e mentorshipit dhe dy shkolla Zviceriane kanë ofruar 4 bursa të plota për studentët tanë (dhe pse nuk e dimë nëse kemi per te pasur aplikime me cilësinë e duhur për të fituar të 4-ta bursat). Pra këtë vit kemi $800,000+ në dispozicion.

ASE ka si ambicie që në 2?3 vitet e ardhshme të marri rreth 10 bursa të plota të siguruara për studentët tanë nga gjimnaze Zviceriane???dhe të tjera internacionale; ose thënë ndryshe, një fond prej $1milion për studentë Shqiptarë nga mosha 12 deri 16. Për më shumë, ambicia jonë është që të krijojmë një fond të vecantë nga bursat për të paguar edhe fluturime, libra, dhe shpenzime të tjera të studentëve tanë që nuk i kanë as këto mundësi. Realiteti është që edhe me bursë 100%, shumë familje të varfëra në Shqipëri nuk mund të paguajnë dot as fluturimet e studentëve. Ne duam që në 2 vitet e ardhshme të mund të ndihmojmë çdo femijë të talentuar dhe ambicioz???edhe sikur te vijë nga familja më e varfër. Shumë herë invidë të tillë bëhen nga liderat më të suksesshëm në botë sepse janë njohur me një realitet të shëmtuar që në moshë të re.

Dhe të gjithë këtë ne do e arrijmë më mentorët tanë që dedikojnë një orë në muaj për studentët e ASE. Dhe me studentët e ASE që do dedikojnë një orë nga muaj tyre për të qënë lidera intelektualë në komunitetet e tyre. 3 minuta ne muaj per te krijuar gjeneraten e re te liderave intelektualë të Shqiperisë, 3 minuta në muaj për të bërë një impakt real???dhe sado te vogël???në komunitetet tona, 3 minuta në ditë për të dhënë kontribut në një vizion me te madh se sa individi yne personal.

Nëse sa më shumë nga ne dedikojnë këtë 3 minutësh cdo ditë për përmisimin e Shqiperisë, qoftë prej jashtë apo brenda vendit, atëherë mund të arrijmë shumë më shumë se sa mund ta imagjinojmë ne tani.

Lajmet e fundit nga