Connect with Us

Vrau kunatin/ Arrestohet pas 15 vitesh shqiptari

Aktualitet

Vrau kunatin/ Arrestohet pas 15 vitesh shqiptari

Publikuar

-

I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge/ Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari shqiptar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane kanë  arrestuar një 38-vjeçar shqiptar nga Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në 11 mars të 2004 shtetasi Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij në Fushë-Krujë.

Shqiptari u arrestua pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin me 19 vjet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri/ Klodiana Lala zbardh detajet, çfarë filmuan kamerat

Prej vitesh ai ka qëndruar i fshehur, për këtë arsye ai është gjykuar në mungesë dhe ëhstë deklaruar fajtor, duke marrë vëndim të formës së prerë.

Arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  Avokat Spartak Ngjela duhet të arrestohet!

LEXO EDHE:  “Halabakë, kokëpalarë”/ Hajdari rendit arsyet pse dalin në protestë të rinjtë



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  “Halabakë, kokëpalarë”/ Hajdari rendit arsyet pse dalin në protestë të rinjtë

LEXO EDHE:  Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri/ Klodiana Lala zbardh detajet, çfarë filmuan kamerat

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE