LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza e Re/ Basha: Banorët ia dolën të përgjysmojnë qeverinë

10 Janar 2019, 17:00, Aktualitet CNA
Unaza e Re/ Basha: Banorët ia dolën të përgjysmojnë

Banorët e zonës së Astirit ndodhen sot në ditën e 68-të të protestës për mbrojtjen e banesave të tyre.

Edhe mbrëmjen e sotme me ta është bashkuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke folur për mediat, Basha është shprehur se banorët e Astirit ia dolën që të largonin gjysmën e qeverisë dhe sipas tij do ja dalin të largojnë edhe pjesën tjetër të saj.

?Këta banorë e çanë në gjysëm qeverinë një gjysëm e kanë hedhur larg dhe gjysmën tjetër do ta hedhin shumë shpejt.?-u shpreh ai.

Më  tej, kryedemokrati ka sulmuar edhe Kryeprokuroren e Përgjithshme, Arta Markun, e cila sipas tij është duke vonuar arrestimin e përgjegjësve të aferës të Unaza e Re.

?Marku vonon arrestimin e personave të përfshirë në këtë aferë. Ajo legjitimiton pushtetin e Ramës.?-tha Lulzim Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga