LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Biseda në telefon me nënën vepron si qetësues natyral

10 Janar 2019, 13:20, Aktualitet CNA
Studimi/ Biseda në telefon me nënën vepron si qetësues

Një studim i kryer nga Universiteti i Çikagos zbuloi se duke folur në telefon me nënat tona na jep të njëjtën ndjenjë si ajo e një përqafimi nga ana e tyre.

Për të përcaktuar këtë, studiuesit analizuan sjelljen e vajzave ndërmjet 7 dhe 12 vjetëve, duke i nënshtruar ato në një situatë stresuese dhe duke i ndarë në grupe; Një grup mori telefonatë nga nënat e tyre, një tjetër përqafim prej tyre dhe grupi i tretë pa një film emocionalisht neutral.

Nga dy grupet e para u analizua dhe u përcaktua se niveli i tyre i oksitocinës, pra, hormoni i lumturisë, ishte rritur, i cili vepron si një qetësues natyral që neutralizon efektet e kortizolit, hormon i stresit. Dhe grupi i tretë nuk pati ndryshime në nivelet e oksitocinës së tyre.

Lajmet e fundit nga