Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato/ Përforcimi më i ri i korçarëve vjen nga Finlanda – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato/ Përforcimi më i ri i korçarëve vjen nga Finlanda

Publikuar

-

Pas shumë tentativash, Skënderbeu realizon më në fund goditjen e parë në këtë merkato dimri. Korçarët kanë arritur akordin me Xhevdet Gelën, mesfushorin 29-vjeçari i cili në pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Finlandë.

Lojtari i lindur në Vushtri të Kosovës dhe që zotëron edhe pasaportën finlandeze mund të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Shehit. Gela luan si mesfushor qëndre dhe mund të jetë ai regjizori që i mungonte Skënderbeut që pas largimit të Sabien Lilajt. Ai ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Finlandë me përjashtim të një periudhe të shkurtër kur u transferua në Poloni te Widzew Lodz.

Gela është aktivizuar në klube me emër në Finlandë si Mypa, Haka e Lahti. Në fakt në datën 4 janar të këtij viti është zyrtarizuar si blerja më e re e klubit HIFK Helsinki por tu transferuar te Skënderbeu nëse klubi korçar i plotëson të gjitha kërkesat financiare 29-vjeçari është i gatshëm të prishë kontratën e nënshkruar pak ditë më parë me finlandezët.

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama mbledh kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama tek selia e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve pritet që të jenë disa çështje, nga seanca plenare që do të zhvillohet nesër dhe projektligjet që do të miratohen.

Po ashtu kryesia e PS, e cila do të mblidhet në orën 09:00, mendohet se do të diskutojë edhe në lidhje me Asamblenë e 22 korrikut, si dhe organizimin e PS-së.

Kujtojmë këtu se rreth measditës së djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS, për rreth një orë drejtuesit ne qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi, mes të cilave edhe zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending