Shokohet Barcelona/ Ekipi i “shqiptarëve” i shënon 2 gola në 20 minuta – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shokohet Barcelona/ Ekipi i “shqiptarëve” i shënon 2 gola në 20 minuta

Publikuar

-

Levante është duke surprizuar Barcelonën në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e 1/8 për Kupën e Mbretit në Spanjë. Vendasit udhëheqin 2-0 ndaj katalanasve, ku aktualisht po luhet minuta e 35-të e pjesës së parë.

Edhe pse Barcelona po luan pa Messin, Suarez, Pique etj,,, por kjo nuk e justifikon humbjen duke parë që në formacion janë dhe futbollistët më të shtrenjtë të ekipit si Coutinho që u transferua për 150 mln euro apo Dembele për 120 mln euro. Ishte Cabaco që surprizoi miqtë duke u shënuar gol që në minutën e 4-t, pas 14 minutash erdhi dhe goli i dytë që u shënua nga ish-lojtari i Realit, Borja Mayoral.

LEXO EDHE:  Sadiku: Nuk e di kush është ky Durmishaj/ Ja çfarë basti kam vënë me Panuccin

Te Levante luajnë dhe dy futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku që vazhdon akoma të jetë i dëmtuar dhe Enes Bardhi, ky i fundit nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme. /CNA.al

Aktualitet

Pasuria natyrore përballë varfërisë/ Dom Gjergj Meta jep alarmin: Fshatrat po zbrazen

Publikuar

-

By

I ftuari i mbrëmjes në emisionin “A Show” ishte Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, i cili foli për problemet e zonës ku shërben.

Dom Gjergji tha se njerëzit janë shumë të varfër në këto zona dhe të vetmen mënyrë që shohin si mundësi është braktisja e fshatit.

Më tej solli në vëmendje problemin e zbrazjes së fshatrave të verilindjes.

“Zona që unë përfaqësoj është shumë e varfër, pavarësisht se pasuritë nëntokësore janë të mëdha. Ky është një paradoks i frikshëm. Para se të vija në këtë studio mora një mesazh nga një banor i Bulqizës, i cili më tha ta lexoj mesazhin: Ka 70 vjet që nxjerr krom Bulqiza thuaj dhe është vendi më i varfër në Shqipëri.Varfëria e dytë përveç asaj materiale është ndjesia që ndjehen të braktisur. Është pak tragjike pasi ato zona janë të lëna pas dore, mungon infrastruktura, rrugët, fshatrat po braktisen nga njerëzit. Një fshat i bukur atje që deri para 9 vitesh kishte 100 nxënës sot ka vetëm 1 nxënës. Kur shkoj atje për meshë s’kam asnjë person të ri. Fshatrat e verilindjes po zbrazen”,- tha Dom Gjergj Meta. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka pret ambasadorin hungarez / I bën një ftesë për në “Loro Boriçi”

Publikuar

-

By

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, takoi sot në ambjentet e institucionit të futbollit, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla. Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes ambasadorit, presidentit të FSHF-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Gjatë takimit, Presidenti Duka njohu Ambasadorin Balla me zhvillimet e mëdha që ka njohur futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit, të cilat njohën kulmin me kualifikimin historik të Shqipëri