LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëzimi i kandidaturës së Cakajt/ Ditmir Bushati flet publikisht

10 Janar 2019, 17:39, Aktualitet CNA
Rrëzimi i kandidaturës së Cakajt/ Ditmir Bushati flet publikisht

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar zëvendësuesin e Ditmir Bushatit, ministër për Europën dhe Punët e Jashtëme, ky i fundit ka shfrytëzuar një takim me trupin diplomatik për të shpalosur arritjet e dikasterit që drejton.

?Për herë të parë, që nga anatarsimi në OSBE, Shqipëria do të ketë fatin të drejtojë këtë organizatë, çka përbën një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitin që lamë pas.

Kemi bërë një punë shembullore më Greqinë për të ecur përpara, dhe për të mbyllur një herë e mirë mosmarrveshjet e ngelura mes dy vendeve.

Kemi mbështetur proceset ndërmjet dialogut të Serbisë dhe Kosovës për stabilitetin e Ballkanit.

Së fundmi dua të shpreh falenderime për partnerët e Shqipërisë, SHBA dhe BE-në, për partnerët tanë strategjikë dhe fqinjët në progresin e kryer për paqen e stabilitetin në Rajon dhe rrugën e përbashkët brenda Bashkimit Europian?.-u shpreh Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga