LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e studentëve/ Orët e humbura do zëvendësohen gjatë 5 fundjavave

10 Janar 2019, 11:27, Aktualitet CNA
Protestat e studentëve/ Orët e humbura do zëvendësohen

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë një vendim për zëvendësimin e orëve të humbura nga protetat, ndonëse ajo s?është mbyllur ende.

Në mbledhjen e rektoratit është përcaktuar se këto orë do të zëvendësohen gjatë pesë fundjavave në vijim.

?Në mbledhjen e rektoratit të datës 08.01.2019, u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore, e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra, 10 ditë mësimore.?-shkruhet në njoftimin e rektoratit.

Më tej, theksohet se ky vendim është marrë për të mos prishur strukturën vjetore të zhvillimit të mësimit.

?Pas diskutimeve të shumta për të mos prishur strukturën vjetore, Rektorati vendosi që mësimi të plotësohet ditën e shtunë dhe të diel për 5 javët në vazhdim, pra, deri më 10 shkurt 2019.

Regjistri të plotësohet në periudhën e ndërprerjes së mësimit gjatë dhjetorit. Ditën e shtunë dhe të diel të javës së parë do të zhvillohet mësimi i dy ditëve të hëna e me radhë?-thuhët në këtët njoftim.

Ndërkohë, mësohet se një njoftim i ngjashëm është bërë edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, por në këtë rast nuk është përcaktuar mënyrën sesi dhe afat kohor./CNA.al

Lajmet e fundit nga