LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi një person/ Merr fund arratia e të riut

10 Janar 2019, 09:37, Aktualitet CNA
Plagosi një person/ Merr fund arratia e të riut

Një i ri i shpallur në kërkim për plagosje me dashje është arrestuar sot nga Policia e Vlorës. Sipas policisë, në pranga ka rënë E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu përveç veprës penale të plagosjes, ndaj të riut rëndonte edhe një akuzë e dytë; ?Mbajtjen pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

?Policia e Vlorës  ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim, E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprat penale ?Plagosje e rëndë me dashje? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit nga