LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikollë Lesi-Baton Haxhiu përplasen për mosdekretimin e Gent Cakajt

10 Janar 2019, 21:50, Aktualitet CNA
Nikollë Lesi-Baton Haxhiu përplasen për mosdekretimin e Gent

Nikollë Lesi, botuesi i gazetës ?Koha Jonë? ka debatuar me Baton Haxhiun, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e Gent Cakaj për të qenë ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, nga presidenti Ilir Meta. I gjendur në pozicionin e shkesit, që i ka propozuar Ramës emërimin e Cakajt në këtë post, Baton Haxhiu ka reaguar ndaj konstatimit të Lesit që nuk ka shprehur aprovim ndaj këtij emërimi. Debati midis tyre është ndezur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ?Open? në Top-Channel. Ja replikat e shkëmbyera.

Nikoll Lesi: Ky ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka eksperiencë më vjen keq Baton. Ti ke Bushatin shumë mirë, ministër i shkëlqyer. Shumë mirë e ke.

Baton Haxhiu: Të sugjeroj të takosh Gent Cakajn, po përgatitu mirë se nuk ke fjalor të përballesh me të.

Nikoll Lesi: Po mirë atëherë bëje ministër Kulture. Atë si ministër nuk e do as Kosova. Këshilloje kryeministrin se je këshilltar i tij. Kam folur rreth tre orë me Ramën sot. I kam thënë ti ke nevojë për këshilltar të qetë dhe jo servil? Mos më trego mua për Edi Ramën. Kur e ke njohur ti unë e kam pasur gazetar të Koha Jonë bashkë me Arian Çanin.\CNA.al

Lajmet e fundit nga