Connect with Us

Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-ministri i Ramës në krah të Presidentit

Aktualitet

Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-ministri i Ramës në krah të Presidentit

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në Qeverinë “Rama 1”,  ka komentuar zhvillimet më të fundit të ndodhura në kabinetin qeveritar.

Me anë të një shënimi në  rrjete sociale, ish-ministri, pjesë e LSI-së u është bashkuar reagimeve për mosdekretimin e Gent Cakajt nga ana e Presidentit Meta.

Cakaj është propozuar për të mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit.

Sipas Haxhinastos: “Mosha e personit për mua nuk përbën asnjë problem një ministër i jashtëm në këtë moshë, duke patur në mendje edhe raste të tjera, kur shumë politikanë shqiptarë kanë marrë përgjegjësira edhe më të mëdha në ekzekutiv se ai i ministrit të jashtëm, pikërisht si kryeministra të vendit”.

LEXO EDHE:  Meta: Muça, punoi fort për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri

Teksa ndalet tek deklarata e Cakajt për shkëmbim territoresh të Kosovës me Serbinë, ish-ministri pohon se një përzgjedhje e tillë është e papranueshme.

Kujtojmë se Meta, ka dekretuar katër nga pesë ministrat jo deputetë, të propozuar nga kryeministri Rama për kabinetin e tij.

Në dekretet e Presidentit bie në sy mungesa e një dekreti për emrin e Gent Cakës, i propozuar nga kryeministri si ministër i Jashtëm, e njëkohësisht edhe dekreti i shkarkimit të ministrit në detyrë Ditmir Bushati.

Presidenti Meta e ka justifikuar mosdekretimin e shkarkimit të Bushatit, me argumentin se vendi nuk duhet të qëndrojë asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Publikuar

-

Nga

Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish kreut të PD, Lulzim Basha, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që sipas të cilit i ishte propozuar pak muaj më parë.

Në një intervistë në Top Channel, Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë ndërsa theksoi se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.

LEXO EDHE:  “Zoti të ndihmoftë”/ Arben Isaraj numëron shkeljet e Metës

LEXO EDHE:  Reagimi i Berishës për Tahirin/ Juristi plas “bombën” publikisht: Provat për ty edhe Metën i kam unë

“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. Epara se nuk e shoh kështu politkën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga/ Përplas për vdekje 23 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Lezhë/ Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit pasditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje një 23 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Autoritet kanë mbërrtiru në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

Publikuar

-

Nga

Samiti Kosovë-Serbi i organizuar nga presidenti i Francës Macron me pjesëmarrjen e kancelares Merkel përfundoi pa marrëveshje për vazhdimin e dialogut. Video-konferenca do të vazhdojë të dielën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të sotëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në vend të takimit të organizuar nga Miroslav Lajçak, ditën e dielë kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë do të vazhdojnë konsultimet përmes një video-konference me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel. Ndërsa takimi i parashikuar të mbahet me datën 12 korrik në Bruksel është shtyrë për datën më 16 korrik.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën përbashkët të kancelares Merkel dhe presidentit Macron.
Hoti: Serbia nuk është e interesuar për normalizim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi pas video-samitit se “marrëdhëniet me Serbinë mbeten për Kosovën një çështje shqetësuese”. Hoti tha se prej vitit 2011 janë arritur shumë marrëvveshje. Ndërsa ato që janë zbatuar “kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet”.

”Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera”, theksoi Hoti. Praktikat e tilla të dëmshme, sipas tij, dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. “Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, pohon Hoti.

LEXO EDHE:  Nënshkruhet Memorandumi/ 150.000 euro për zbatimin e programit të “Fullbright” për studentët ekselentë

LEXO EDHE:  Rama luftë të hapur Metës/ Urdhër strukturave të shkrijnë LSI

Vuçiç: Bisedime tepër të rënda
Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se bisedimet e sotme kanë qenë tepër të rënda. Serbia ishte e vetmja që kishte qëndrime të kundërta me pjesëmarrësit tjerë të bisedimeve. “Gjermania dhe Franca do të dalin me kumtesë të përbashkët dhe me qëndrime të kundërta, pasi nuk jemi pajtuar”, thesoi Vuçiç.

Presidenti serb tha se pala shqiptare ëhstë paraqitur me një “listë të dëshirave”, sepse Serbia nuk pranon urdhëra dhe ultimatume.

“Prishtina kërkon ruajtjen e integritetit territorial, ruajtjen e Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës, njohjen mes dy vendeve, e jo një model si dy Gjermanistë, pranim në OKB dhe njohje nga vendet tjer atë BE. E më pas duan të hapin edhe çështjen e të zhdukurve dhe dëmeve të luftës”, theksoi Vuçiç duke shtuar se bisedimet e tilla janë të pakuptimta.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjithë hapat për përmirësimin e pozitës së popullit tonë, lëvizjen e njerëzve, por nuk pranojmë ultimatume”, theksoi Vuçiç./DW

LEXO TE PLOTE