Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-komandanti i UÇK mbështet vendimin e Presidentit Meta – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-komandanti i UÇK mbështet vendimin e Presidentit Meta

Publikuar

-

Zv.ministri i Jashtem Gent Cakaj

Ish-kryetari i UÇK-së Rexhep Selimi në një postim në rrjetet sociale ka përgëzuar presidentin Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

“E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise.”-shprehet ai.

Më tej, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosja është shprehur se kreu i shtetit Shqiptar duhej të kishte refuzuar edhe merërimin e ministres së Arsimit Besa Shahinit, kjo sipas tij sepse ka figura më të denja për ato pozicione.

“Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.”-vijon ai

LEXO EDHE:  Fatos Nano në Kongresin e PS/ Një kandidat që zëvendëson Metën?

Ndër të tjera, Selimi shprehet se këto zgjedhje të kryeministrit Edi Rama janë skandaloze.

“Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!

A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?

Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, per shembull!”-mbylli shkrimin e tij Rexhep Selimi./CNA.al

Aktualitet

“Kongresi i derrave të kënaqur”/ Vasili lëshon gojën

Publikuar

-

By

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si “Kongresi i tollonit dhe derrave te kenaqur,dje dhe sot…”.

Në një një postim në rrjetet sociale, Vasili i ka krahasuar kongresin e sotëm të Rilindjes, të njëjtë me atë të para viteve ’90 dhe paralajmëron se do të ketë fund të hidhur.

“Kongreset qe u vune shëiptareve tollonin e bukes se gojes para viteve 90′ ishin ja keshtu si ky i rilindjes sot.

LEXO EDHE:  Fatos Nano në Kongresin e PS/ Një kandidat që zëvendëson Metën?

Kongreset e tollonit ishin plot me suksese imagjinare,parulla skizofrenesh,rreziqe armiqsore,rrethim imperialisto revizionist dhe ne fund shqiptaret vdisnin per buke njelloj si kjo rilindja e sotme.

Kongreset e tollonit ishin plot me derra te kenaqur njelloj si ky kongresi i rilindjes sot.

Kongreset e tollonit paten nje fund shume te hidhur njelloj sic do ta kete edhe rilindja.”-shkruan Vasili.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kongresi i PS-së/ Shehu: Skemë iluzive në 3D

Publikuar

-

By

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me Kongresin e PS-së, duke e cilësuar si një gjethe fiku për të mbuluar të vërtetën dhe skemë iluzive në 3D.

“Teater i mirefillte, “gjethe fiku” per te fshehur te verteten e realitetin tragjik te demokracise sone.
Besoj se asnje nuk e merr seriozisht “komedine” qe po luhet sot ne ate salle per zgjedhjet e Qershorit.
As vete ata qe po u shqiptohet emri si kandidate, aq me pak ata qe i propozojne…
Shqiperia ka nevoje te zgjidhe se pari ngercin e madh politik qendror e zgjedhor e me tej te shikoje drejt Bashkive.
Ne kohen qe ne kemi nje Parlament te deformuar, monist, te pa perputheshem me realitetin e vendit, me “deputete” te rinj te thirrur ne menyre anti kushtetuese, kerkojne te merren me Kryetaret e Bashkive.”-shkruan Tritan Shehu.

LEXO EDHE:  Fatos Nano në Kongresin e PS/ Një kandidat që zëvendëson Metën?

Më tej, ai thekson se prej dy vitesh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, ndërsa PS flet për Këshillat Bashkiakë.

Sipas Shehut, pa zgjidhur këtë problemin e madh politik qendror e të sigurisë zgjedhore, nuk ka sens të procedohet për derivatet e zgjedhjet lokale.

“Ne kohen qe prej rreth dy vitesh ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese, i vetmi institucion arbiter e garant i konstitucionalizmit ne Shqiperi, ne ate salle flitet per Keshillat Bashkiake!!
Gjerat nuk mund te funksionojne e nuk do te funksionojne dot keshtu.
Pa zgjidhur problemin e madh politik qendror e te sigurise zgjedhore, nuk ka sens te procedohet per derivatet e zgjedhjet lokale!
Skeme iluzive ne 3D kjo, qe po degjohet nga ai Kongres, jo reale dhe e pa aplikueshme.”-përfundon postimin e tij Tritan Shehu.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panucci flet për herë të parë pas shkarkimit/ Ja si ndodhi…

Publikuar

-

By

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare. Humbja 2-0 me Turqinë, në mbrëmjen e së premtes i kushtoi shumë trajnerit italian. 45-vjeçari largohet nga pankina kuqezi, pasi e drejtoi atë për thuajse dy vite.

Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e presidentit Duka.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci.

Trajneri nga Roma e udhëhoqi kombëtaren shqiptare për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime. Bilance të cilat kanë sjell herë pas here ofendime të tifozërisë ndaj trajnerit.

LEXO EDHE:  Fatos Nano në Kongresin e PS/ Një kandidat që zëvendëson Metën?

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ish trajneri i kuqezinjve.

Pyetjes nëse kjo skuadër ka shanse për të bërë më mirë dhe a ishte ky vendim i duhur, Panuci i përgjigjet…

“E uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Close