LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mikrobusi me mësuesë bllokohet në dëborë, profesor Kabo ngre alarmin: Mbyllni shkollat, çfarë prisni! Lëni shkencën e madhe…

10 Janar 2019, 11:30, Aktualitet CNA
Mikrobusi me mësuesë bllokohet në dëborë, profesor Kabo

Një autobus me pasagjerë u aksidentua mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Shirokë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Por është profesori Përparim Kabo që ngre alarmin se një tjetër microbus me mësues ka ngelur në rrugë teksa po shkonte në një fshat.

Kabo bën thirrje që të mbyllen shkollat deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Statusi i plotë i Përparim Kabos:
E gjithe Shqiperia e mbuluar me bore…sapo me njoftojne se mikrobuzi qe shpinte mesuesit ne nje fshat mbetet ne rruge…spo e tregoj rrethin se atje para se te shkoj ndihma shkon shpagimi…Ne qytetin e vogel femijet nuk dine se cte bejne…trotuaret mbushur me debore…Bashkite thone nuk eshte ne kompetencen tone…Ministria e Arsimit eshte ne remont kapital…Po dil nje njeri qe di te mendoje dhe te japi urdher per mbylljen e shkollave deri ne permiresimin e motit…Cfare prisni…lereni shkencen e madhe, shpetoni jeten…! Sos!
pkabo 10 janar 2019

Lajmet e fundit nga