Këto gabime që bëni gjatë grimit, ju shkatërrojnë gjithë pamjen tuaj – CNA
Connect with us

Aktualitet

Këto gabime që bëni gjatë grimit, ju shkatërrojnë gjithë pamjen tuaj

Publikuar

-

Mos aplikoni kurrë fondatinën në lëkurë të thatë: Shumë gra bëjnë gabim kur aplikojnë fondatinën në lëkurë plotësisht të thatë. Hapi i parë është të vihet hidratuesi dhe herë pas herë fytyra të rifreskohet me hidratues në formë të lëngshme

Aplikimi i buzëkuqit mat në buzë të thata: Nëse buzët tuaja do të duken me viza dhe pas vendosjes së një buzëkuqi kjo do të thotë që ato kanë qenë shumë të pahidratuara dhe zgjedhja e një buzëkuqi mat është zgjidhja më e gabuar. Gjëja më e mirë që mund të bëni është shtimi i një zbutësi buzësh përpara se të vendosni buzët e kuq.

Mos ndërrimi i fondatinës kur rritesh në moshë: Ndërsa ju rriteni, shumë gjëra ndryshojnë – duke përfshirë elasticitetin e lëkurës tuaj. Kjo do të thotë se fondatina që keni përdorur kur ishit më i ri mund të nxjerrë në pah zona të fytyrës që kanë ndryshuar.

Mos përhapja e tualetit në pjesën e qafës: Shumë gra harrojnë që pjesa tjetër e lëkurës e dukshme është dhe qafa. Ky zakon i keq krijon një ndarje të shëmtuar dhe të dukshme. Ndaj nëse jeni duke përdorur fondacion të lëngët ose pluhur, mos harroni të aplikoni disa prej tyre në pjesët e poshtme të fytyrës tuaj deri në mes të qafës tuaj.

Aktualitet

“Kasapi” iu bën “gjëmen” dy hajdutëve/ Zbardhen një sërë vjedhjesh

Publikuar

-

By

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në pranga dy shtetas, të akuzuar për vjedhje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kasapi”, janë zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Si rezultat janë prangosur 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, si dhe është sekuestruar një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Zbardhen një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Finalizohet operacioni “Kasapi”, i zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe ajo e Shijakut.

Arrestohen 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

Sekuestrohet një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, pas një punë hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, është finalizuar operacioni “Kasapi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;
-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dyshe me Tefik Osmanin, Marko Radas thuajse i Tiranës

Publikuar

-

By

Marko Radas është në bisedime të ethshme me Tiranën. Janë burime pranë klubit që bëjnë me dije një fakt të tillë. Kroati prej kohësh ka nisur kontaktet me Tiranën dhe pas dënimit të Skënderbeut nuk do të ishte çudi që të zgjidhte bardheblutë dhe të largohej nga Korça pas shumë vitesh të suksesshme e të mbushura me trofe.

Mësohet se gjërat janë serioze, paçka se te Tirana duan t’i minimizojnë gjërat. Në orët në vazhdim mund të kemi një marrëveshje. Në fakt, u fol që në prill-maj se mbrojtësi mund të vinte te Tirana në verë, shkruan “Panorama Sport”.

Lojtari është në fund të karrierës dhe eksperienca e tij mund t’i ndihmojë bardheblutë në boshllëkun që kanë në qendër të mbrojtjes ku janë të zbuluar. Gjithsesi, gjithçka varet nga vetë lojtari i cili ndoshta mund të thotë mjaft dhe Tirana, paçka se e pëlqen, ndoshta mendon të shohë tjetër lojtar.

Zgjedhje ideale është edhe Fidan Aliti, që luan si në krah dhe qendër të mbrojtjes, por ai është shumë larg Tiranës.

Në këto kushte, nëse Radas bashkohet me Tiranën, do të formonte një dyshe me Tefik Osmanin, lojtar me të cilin ka luajtur edhe te Skënderbeu, kohë më parë. Marko Radas është 35 vjeç. Ai është mbrojtës. Sezonin e fundit është aktivizuar 2400 minuta në radhët e Skënderbeut, pa shënuar asnjë gol.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending