Connect with Us

Karma/Zbatimi  tipik i ligjit shkak-pasojë

Aktualitet

Karma/Zbatimi  tipik i ligjit shkak-pasojë

Publikuar

-

“Kur zogu jeton, ha insektet, kur zogu ngordh, insektet e hanë zogun.”

Koha dhe rrethanat mund të ndryshojnë në çdo moment, mos harro të bësh mirë, që të të kthehet e mira.

“Nga një pemë mund të krijohen miliona fije shkrepsesh, mjafton vetëm një fije për të djegur miliona pemë”

Shembujt e mësipërm tregojnë pak a shumë se çfarë është Karma ,nëse e shohim në rafshin praktik, gjithsesi ekzistojnë disa përkufizime të tjera të Karmës, të cilat lidhen me anën spirtituale dhe religjoze.

Termi Karma lidhet me veprimin, aktin, detyrën madje dhe detyrimin, kjo sipas teksteve antike të shenjta të  shkruara në sankrisisht.

Sipas personave të tjerë Karma, ka kuptim praktik dhe është rezultat i qartë i funksionimit të ligjit-shkak, pasojë. Karma është origjina e veprimit human që parashikon të ardhmen nëpërmjet ligjit shkak-pasojë, kështu shpreheshin dikur Budistët.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave krim i rëndë/ Rama me “dorë të hekurt”, bën paralajmërimin e fortë

Duke marrë për bazë këto të dhëna, nëse Karma funksionon si duhet, atherë veprimet e këqija të njerëzve në një moment, apo në një tjetër do të sjellin gjithnjë pasoja./Cna.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pse më sheh shtrembër”/ Dalin detajet e sherrit banal në Durrës

Publikuar

-

Nga

“Pse më sheh shtrembër”/ Dalin detajet e  sherrit banal në Durrës

Numri i personave të arrestuar ka shkuar në 5, për vrasjen e 39-vjeçarit në Durrës dhe plagosjes së djalit të tij, ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi. Klodjan Daci ishte personi që ka qëlluar dhe si pasojë 39-vjeçari Armando Baboçi ndërroi jetë.

LEXO EDHE:  “Ky është një ndër skandalet më brutale”/ Çfarë paralajmëron Jozefina Topalli

LEXO EDHE:  Hyn ne fuqi një pjesë e ligjeve të "Reformës në Drëjtesi"/ Rrudhen kompetencat e Kryeprokurorit dhe Presidentit

Shkak i sherrit të dhunshëm mes tyre nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.



Sherri ka nisur me sende të forta, ku në vendngjarje janë gjetur shkopa bejsbolli dhe karrige, dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari “kryqëzon” Bashën/ Merr para nga mbi 100 oligarkë, klientë të pushtetit aktual  

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adriatik Doçi shkruan se ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmon “oligarkët”, në fakt është i vetmi kryetar opozite që sipas tij që merr para nga mbi 100 oligarkë, klientë të pushtetit aktual dhe përfitues të tjerë të parave dhe pasurive publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Doçi thekson se Lulzim Basha, përmes kunatit, i cili ka krijuar një oktapod kompanish, për të thithur paratë dhe është kjo arsyeja pse pse lista e oligarkëve që lexohen në oborrin e SHQUP-it, shkurtohet çdo ditë.



“Lulzim Basha është i vetmi politikan në planet që mban një premtim pa ardhur në pushtet (nëse do vijë ndonjëherë), atë të marrjes së parave oligarkëve. Mbi 100 oligarkë, klientë të pushtetit aktual dhe përfitues të tjerë të parave dhe pasurive publike, i japin sistematikisht një pjesë të parave Lulzim Bashës, përmes kunatit, i cili ka krijuar një oktapod kompanish, për të thithur paratë. Kjo është arsyeja se pse lista e oligarkëve që lexohen në oborrin e SHQUP-it si përfitues të fondeve publike, përmes skemave klienteliste, shkurtohet çdo ditë.

LEXO EDHE:  Hyn ne fuqi një pjesë e ligjeve të “Reformës në Drëjtesi”/ Rrudhen kompetencat e Kryeprokurorit dhe Presidentit

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave krim i rëndë/ Rama me “dorë të hekurt”, bën paralajmërimin e fortë

Nëse në vitin 2015 lista ishte e gjatë, shumë e gjatë, me Papulin, Carapulin, Frangajn, Gjicin, Manen, Shefqetin etj., sot në listë ka mbetur vetëm Vilma Nushi sa për syrin e keq. Një kontratë për kunatin, fap hiqet emri nga lista. Një vilë për Bashën, fap fshihet emri nga lista. Mekanizmi është i faktuar me kontrata, fatura dhe transaksione. Lulzim Basha është i vetmi politikan mbi tokë që përfiton më shumë para publike se çdo politikan tjetër duke qenë në opozitë. E ka kthyer Partinë Demokratike, nga një parti që solli pluralizmin në Shqipëri, në strukturën më të madhe dhe të organizuar gjobëvënëse në Ballkan. Çfarë parash do t’u marrë oligarkëve kur të vijë në pushtet (nëse do vijë ndonjëherë), kur oligarkët i kanë ndarë paratë me kunatin e tij?!”-shkruan gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situatë alarmante në spitalin e Traumës/ Sallat e operacionit pa sterilizim, banjot pa ujë, mjekët të rraskapitur

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Përtej propagandës, në media, duket se situata në spitalet shqiptare është tepër alarmante.

Në Spitalin e Traumës, mungon uji, banjot një burim infeksioni më vete. E sikur të mos mjaftonte nuk sterilizohen sallat e operacioneve.

Ajo çfarë shkruhet në rrëfimin e mëposhtëm është dëshmi e situatës katastrofike, dhe kushteve në të cilat punojnë bluzat e bardha, që përpiqen të shpëtojnë jetë, edhe pse të papaguar dhe të pa vlerësuar. Ndërkohë që paratë, fondet, shkojnë për koncesionarët.

“Disa rreshta jo aq përciptas për sistemin mjekësor.

Sa do shkruaj më poshtë, janë përjetime të sjella korrektësisht.

Opinionet dhe konstatimet e mia nuk kanë mllef, as propogandë.

Para një jave kam shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët. I qëndroj atyre përshtypjeve, por..

Gjithë çfarë dëgjojmë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, na duket si retorikë dhe larg nesh.

Buletinet qeveritare lajmërojnë shkëlqim e modernizim dhe ne mjaftohemi me shprehjen ogurmirë “Lum ne !”.

Përvojat e miqve përcjellin trishtim dhe ne lutemi: “Do Zoti s’na çon atje !”.

Deri sa fati në dërgon në ato pavione…

Ja kështu mbërrita dhe unë një mesnatë.

Infermier dhe mjekë të urgjencës u përfshinë në pritje, diagnostikim, ekografi, analiza.

Teksa prisja përgjigje, shkova në banjot e urgjencës.

Hyauuu, për të vjellë … Të dal ? Ku të shkoj tjetër. Nevoja fiziologjike nuk planifikohen, nuk bllokohen. Zhys këpucët në atë qelbësirë. Sifoni bllokuar, uji nuk ka, kutërbim vrasës. Kjo ndodhi në spitalin më të shquar të Republikës, Ushtaraku ose Universitar i Traumës.

Dal nga banja dhe vrapoj te vend parkimi i makinave. Në veturë kam lënë alkol. Dezinfektohem dhe me një frymë rikthehem në sallëpritjen e infermjerisë.

Doktori me fletëanalizat në dorë më sqaron se leukocitet janë kaq, zgjidhja operacioni, rrisqet etje.

Meqë kisha një përvojë rraskapitëse me operacion identik e pyes për kontaminimin e sallës dhe sterilizimin e paisjeve.

Të jesh i qetë, më siguron ai, gjithçka e kryen firma sipërmarrëse.

Operacioni mbaron, nata dhe dita e parë duken qetë. Pastaj mbërrin temperatura e lartë për disa ditë. Vuajtja e pacientit, ankthi prindëror, pikëpyetjet e mjekut, kontot bankare te konçesionari.

Çfarë po ndodhte ? Ahh, veç qelbëzohej plaga. Mjekët kanë etikë dhe sjellin shembuj se ka ndodhur, ndodh, përsëri ka gjasa etj.

Unë i bie shkurt. U infektuam nga mjetet dhe paisjet e pa pastruara. Ndoshta ky përfundim është prej njeriu profan, por duke vërejtur të gjithën, këtë mund të pohoj. Llogaritë financiare s’kam fuqi t’jua bllokoj.

Në pavion më shumë nga një javë. Periudha (që mos të quhet fantazi) 2 deri më dt 10 shtator.

Janë dhjetra dëshmitarë në atë periudhë dhe në këto që shkruaj.

Në mesnatë ndërpritej uji deri në orë 06 apo 07 në mëngjes. Kirurgji…

Mendoni se dhomat ishin me nga tre pacientë, secili prej tyre kish një kujdestar se nga operacioni kishin dalë të afërmit.



Një banjë pa ujë dhe familjarët që ngjisnin bidona 10 litrosh me ujë për banjot.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave krim i rëndë/ Rama me “dorë të hekurt”, bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  Shënim/ Kur imoraliteti bën moral

Koha për higjienë maksimale, koha e covid-it.

Infermieret e përkushtuara, por të pafuqishme, mjekët roje me shqetësim në sy.

Po mjeku, mjeku kirurg, ortoped, nefrollog, kardiolog, reanimator ?

Ata vraponin nga njeri pacient, te tjetri. Dukeshin dhe ishin mbartësit e shpresës dhe besimit. Në ato korridore gëlonte jeta, por si hije vërtitej dhe vdekja. Bashkë ecnin në simbiozën luftarake të përhershme në emrin e të sëmurit që çelej sa shihte bluzën e bardhë mbi krye. Mjekët tanë rrallë e humbin atë betejë, e sfidojnë fatalen.

A mjafton talenti dhe përkushtimi i tyre ?

Nuk di, nuk besoj.

Mjeku, pa dashje bëhet mbartës i tipareve të qeverisë.

Kur ai vëren se investimi që ka bërë për shkollimin e tij, vlen hiç gjë krahasuar me ata që marrin lekët e shëndetësisë, atëherë bie çdo betim dhe aspekt human.

Nuk të kërkon lekë, as i kalon atij aspekti, por ai ndihet i zënë në pusi midis humanizmit dhe formimit të tij në një anë dhe nevojave familjare që ka si kushdo tjetër. Në kudhrën e realitetit vihet betimi i Hipokratit dhe shembulli zhvatës i parave të taksapaguesve bashkëkombas.

Alternativa tjetër janë spitalet e luksit, privatët.

Oh, ata mund të jenë në rregull me ligjin, por shndërruar në një vatër zhvatëse.

Janë ndërtuar në Shqipëri, por për të ardhura që do ndruhej dhe qytetari zviceran, gjerman, suedez.

Spitalet private, kanë çmime, të cilat unë dhe 80% e familjeve shqiptare nuk mund t’ju afrohemi.

Ato janë në funksion të asaj pakice, që për çdo rast shkojnë edhe në klinika evropiane.

Unë jam një zë, secili nga ne e ka një përvojë në ato korridore, të gjithë mund të lëshojmë britmën alarmuese:

Vlerësoni dhe paguani stafet mjekësore.

Ktheni lekët që jua jepni miqve për konçesione dhe qoka.

Ato fonde të përdoren për paga, paisje, aparatura, infrastrukurë mjekësore !

Bëjini spitalet publike humane !

Kaq duam…

Spitalet private dhe klinikat e luksit i gëzofshi ju udhëheqës të shtrenjtë !

Shtojcë thelbësore: Ajo që po mendoni. A ju lashë gjë ? Po, mor po ! Nuk më pa kush nga duart jo, as më la të nënkuptuar. Me zor ju dhurova një shishe verë dhe infermieret ta blinin një shishe uji. Ju lash një të 10-tën e një nate hoteleri në spitalet private. Hallall ta kenë se qëndruan tre orë mbi trupin e tim biri dhe qindra orë mbi ballin e tij të zhuritur. Ju lash diçka që ata mos të ikin në Gjermani e Zvicër, por pamjaftueshëm për të penguar arratinë e tyre.

Po ndodh, ata po ikin për çdo javë, për çdo ditë.

Mos u habisni, kur me përparëse të bardhë do më gjeni mua në ato salla.”-Albert Avduli.

LEXO TE PLOTE