LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarët që kërkuan favore seksuale/ Zbardhen emrat

10 Janar 2019, 14:23, Aktualitet CNA
Gjyqtarët që kërkuan favore seksuale/ Zbardhen emrat

Në këmbim të drejtësisë, në gjykatat dhe prokuroritë tona, kërkohen marrëdhënie seksuale.

Deri më tani, falë mediave vetëm pak raste janë bërë publike, por nën zë flitet se rastet janë të shumta.

Gjyqtarët dhe prokurorët qeflinj, dinë si ta shesin çekanin e drejtësisë.

Nëse nuk do të kishin rënë në duart të mediave, ata nuk do të hiqnin dorë nga dhënia e drejtësisë, nga dhomat e hoteleve.

CNA.al risjell në vëmendje, disa nga emrat e gjyqtarëve që janë denoncuar nga media, për përfshirjen në skandale seksuale.

Në vitin 2016, në media u publikua një audio-përgjim, ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, në atë kohë, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që  ajo kishte në gjykatë.

Në bisedë gjyqtari i pranon qytetares se e ka puthur në faqe, në zyrën e tij. Qytetarja thotë se e humbi gjyqin pasi nuk pranoi të bëhej e dashura e gjyqtarit.

Sipas saj, Boçi  e kishte porositur gjyqtaren e çështjes për ta ndihmuar qytetaren teksa e ngacmonte atë, por, pasi qytetarja nuk pranoi lidhjen intime,  gjyqtari ndikoi tek kolegia e tij që qytetarja ta humbiste gjyqin.

Po në vitin 2016, një tjetër skandal i këtyre përmasave me një tjetër gjyqtar, u publikua në media.

Gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo i kërkonte një gruaje marrëdhënie seksuale sipas ?standarteve të BE-së?.

Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, Shyqyri Çobo e ka ngacmuar një grua, e cila ishte në proces divorci, me anë të mbi 300 telefonatave dhe 170 mesazheve të shkruara.

Pasi i kishte  premtuar avokat, gjyqtari i kishte kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms një gruaje  për krijimin e një lidhjeje intime.

E frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja,  bëri denoncimin.

Çobo është dënuar me dy vite burg nga Krimet e Rënda.

Dhe rasti më i freskët, që është publikuar së fundmi, ka si objekt, gjyqtarin Roland Hysi.

Ky i fundit kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nënë të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj.

Në emisionin investigativ ?Stop? ,  gjyqtari shfaqej me disa kërkesa pikante kundrejt gruas.

Ai kërkonte gruas që ta relaksonte, pasi ishte i lodhur duke zgjidhur hallet e popullit.

Në videon e transmetuar, gjyqtari Hysi dëgjohet të  thotë se atij nuk i shpëton asgjë, deri aty sa shikon edhe ngjyrën e të brendshmeve. Në këtë fazë ai mburrej se kjo gjë e bëntë origjinal.

Aktualisht Hysi ndodhet në paraburgim, ndërsa nesër pritet që të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vendosur shkarkimin e tij./CNA.al

 ?Stop?/Sex dhe para, për të marrë kujdestarinë e fëmijës në gjykatë

Audio-skandali/ Krimet e Rënda marrin në pyetje Guximtar Boçin

I kërkoi favore gruas së divorcuar/ Pezullohet nga detyra gjykatësi Shyqyri Çobo

 

Lajmet e fundit nga