LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri krah për krah me Ballukun/ Nga skandalet tek propaganda në Universitete

10 Janar 2019, 11:35, Aktualitet CNA
Gjiknuri krah për krah me Ballukun/ Nga skandalet tek propaganda në

Infrastruktura rrugore në vendin tonë, lë shumë për të dëshiruar. Moti i keq dhe zbardhja e vendit nga dëbora, kanë nxjerrë ?zbuluar? Qeverinë.

Institucioni kompetent, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, duket se ka ndryshuar devijim.

Pavarësisht kompetencave, drejtuesit e saj, zgjedhin të  bëjnë propaganda në universitete.

Një ditë më parë, Ministri në ikje i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe pasardhësja e tij Belinda Balluku, kanë zbarkuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Dy qeveritarët janë takuar me profesorë të këtij fakulteti me pretendimin se janë të interesuar për hartimin e një strategjie të re bashkëpunimi.

Ndërkohë që zyrtarët qeveritarë zgjedhin të bëjnë propagandë dhe të heshtin zemërimin e studentëve, nga ana tjetër, Shqipëria është pushtuar nga dëbora dhe akse të tëra rrugore janë të pakalueshme.

Një situatë e tillë, nuk është se mbiu paparitur, por ishte e paralajmëruar më herët.

Por, Gjiknurin duket se nuk e shqetëson kjo anomali. Në këtë mënyrë, krah për krah me të emëruarën e re Belinda Balluku, i ashtuquajturi ministri i skandaleve, zbarkon në audtitore.

Emri i Damian Gjiknurit, gjatë kohë që ai ka mbajtur pozicionin e ministrit, ka qenë më i alkuari në media, për skandale.

Kundrejt tij janë drejtuar akuza në lidhje me afera të dyshimta korruptive, ku në lojë kanë qenë shuma marramendëse parash.

Risjellim në vëmendje, se  Gjiknuri është  një nga ministrat e akuzuar për mega aferën e ÇEZ.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek ÇEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.   Si përgjegjës për këtë dëm, gishti akuzues u drejtua ndaj  Damian Gjiknurit.

Më herët opozita,ka hedhur dyshime se Gjiknuri, ka krijuar pasuri të dyshimta, në bazë të kësaj afere.

Nisur nga skandalet që kanë shenjëstruar emrin e tij, duket se ai ka krijuar imunitet dhe se të njëjtën metodë po ia përcell edhe zëvendëses së tij.

Pavarësisht se edhe  ndaj Belinda Balluku,  nuk kanë munguar akuzat.

CNA.al  ka raportuar më herët se Belinda Balluku ka mister shkollimin dhe CV-në e saj, të cilën nuk e gjen dot as në faqen zyrtare të ALBCONTROL (ANTA), as në faqen e Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe as në faqen e Kryeministrisë. Një mister i plotë me CV-në e Belindës, që karrierën e ka të plot, por shkollimin mjaft të dyshimtë.

Nga Greqia në ministre e Ramës/ Hijet e skandaleve dhe një histori e shkurtër me Belinda Ballukun

Ministri i Ramës ?zhduku? 479 milion euro?/ Damian Gjiknuri i zhytur në luks

Lajmet e fundit nga