Connect with Us

Foto-Qytetarët “i nxjerrin bojën” Ramës/ Dil e shiko realitetin, por kujdes se thyen qafën

Aktualitet

Foto-Qytetarët “i nxjerrin bojën” Ramës/ Dil e shiko realitetin, por kujdes se thyen qafën

Publikuar

-

kryeministri edi rama me studentet

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar disa foto të angazhimit të punonjësve për të përballuar situatën e vështirë në vend, për shkak të reshjeve të dëborës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

“Foto shume te bukura, por besoj se ti kane derguar aty prane oxhakut se se besoj te kesh dalur ne kete te ftohte.kujdes kur te dalesh se mos thyen qafen se reshqet shume jashte”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Deda maj shtylles i shkreti e per cfare per nje rroge minimale qe edhe nese vdes aty as per varrin e vet si del”.

LEXO EDHE:  Kokëdhima plas “bombën”/ Zbulon planin e fshehtë Rama-Vuçiç

Më tej një tjetër qytetar shkruan se këto foto janë thjeshtë dhe vetëm reklamë dhe se realiteti është krejt ndryshe.

“Zoti kryeminister keto foto Jan nje reklam e kot por e verteta eshte ndryshe sidomos ne gjirokaster Ku bashkia nuk vu as nje fadrom per te hapur ruget neper lagje vetem para ships se saj”-shkruan qytetari.

“Te vdesim vetem pse duam te punojme !! Kjo eshte pergjigja juaj qe duhet nenkuptuar….!!??”-shkruan një tjetër.

Gjithashtu një qytetar tjetër thekson se “Je vend antar i NATO,dhe keto mjete llogjistike qe ti disponon jane vertet minimale…
Hajde n Shkoder iher shko n Dukagjin atje rruget jan te pa kalueshme dhe me e renda ik hap video te dy turisteve Spanjol te cilet jan shokuar nga rruget atje……leri propagandat tuaja model enver hoxhjane se nuk jemi me vepra 5 vjecare ketu”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  Numri 2 i PS në dosjen e përgjimeve/ Rama i vendosur për Gjiknurin: E meriton besimin tim

LEXO EDHE:  Ruçi me superlativa për kryeministrin/ Krenar që kemi lider Ramën!



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Ruçi me superlativa për kryeministrin/ Krenar që kemi lider Ramën!

LEXO EDHE:  Vasili i “përvishet” Ramës/ Të gjithë tallen me këtë frikacak

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Ruçi me superlativa për kryeministrin/ Krenar që kemi lider Ramën!

LEXO EDHE:  Dy fytyrat e Edi Ramës



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE