Euro kërcen mbi 124 lekë, pritet normalizim pas 20 janarit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Euro kërcen mbi 124 lekë, pritet normalizim pas 20 janarit

Publikuar

-

Euro ka vijuar rritjen e shpejtë edhe gjatë ditës së djeshme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 124.25 lekë, duke u rritur me 0.44 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga data 27 dhjetor, euro ka shënuar rritje të shpejtë, duke u mbiçmuar me 1.56 lekë nga niveli më i ulët i dekadës prej 122.69 lekë që ishte arritur në 26 dhjetor.

Forcimi i monedhës euro po ndikohet nga efektet sezonale. Sipas aktorëve kryesorë të kursit të këmbimit forcimi i valutës vjen si rezultat i akumulimit të të ardhurave gjatë festave nga kompanitë edhe bizneset. Ky forcim i euros pritet deri në datat 20 janar ku bëhet edhe pagesat e fundit ndaj tatimeve. Pas kësaj data pritet që kursi i këmbimit të normalizohet sërish.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

Një faktor që ndikoi ishin konvertimet e kapitalit të disa bankave nga euro në lekë, që erdhi si rrjedhojë e procesit të shkrirjes së disa bankave (Veneto u përthith nga Intesa dhe NBG nga ABI Bank). Këtyre iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Shitblerjet e bankave pritet të vazhdojnë, teksa disa transaksione janë ende në proces dhe mund të kërkojnë sërish konvertim kapitali.

Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë shtuar ofertën për valutë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, kur filloi dhe rënia e euros është rritja e hyrjes së valutës informale, e cila rezulton se po pastrohet në vend. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”./ Monitor

Aktualitet

Intervista me Balilin/ Artan Hoxha rrëfen detajet e realizimit

Publikuar

-

By

artan hoxha rrefen detajet e intervistes me balilin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka rrëfyer se si arriti të intervistonte Klement Balilin.

Ai ka thënë se tentativën e parë për ta intervistuar e kishte bërë rreth një vit më parë.

“Ai u bë një personazh që përqëndroheshin akuza politike dhe kjo e vendosi në qendrën e vëmendjes. Nofka që i është vënë nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, për mendimin tim do të ishte më e drejtë ta cilësonim si “Magjistari” ashtu siç e quajti edhe ish-ambasadori Lu. Sinonimi Eskobar është i një tjetër kalibri. Për mua ka qenë një punë që ka nisur kohë më parë. Unë i kam pasur negociatat në një tjetër formë. Kam pasur një hezitim për shkak të qëndrimit publik që kam mbajtur kundër tij. Por pata bërë përpjekje dhe pata vendosur kontakte dhe pak nga pak po më plotësohej e gjithë tabloja se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Balili”, ka thënë Hoxha në A2.

Ai ka treguar se tentativën e parë për intervistë,  kam patur para një viti, por në fakt për shumë arsye ajo intervistë nuk është bërë.

“Nuk e kam publikuar atë intervistë sepse mu kërkua që intervista të bëhej vetëm me celular, e cila nuk do të kishte cilësinë e duhur. Mu caktuan edhe një kuadër pyetjesh që ishin më shumë teknike. Unë isha i gatshëm të shkoja ku do e vendoste personi. Ai ishte një person në kërkim. Unë arrita ta intervistojë atë, rreth 24 orë para se të arrestohej. Mu përcaktua vendi dhe më thanë që mund të shoqërohesha vetëm nga operatori. Nëse operatori do të jepte një informacion, atëherë do të ishte përgjegjësi e imja. Nëse Balili do të arrestohej para negociatave, policia do të merrte shpërblim”,  ka thënë ndër të tjera gazetari.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pranon dhe vetë Messi/ Atë që bëri Ronaldinho nuk do e harroj kurrë!

Publikuar

-

By

Lionel Messi kapi shifrën e 400 golave në La Liga me realizimin ndaj Eibarit tre ditë më parë. Për sulmuesin argjentinas kjo është një shifër që e gëzon edhe pse ai thekson se asnjëherë nuk ka qenë i fiksuar pas numrave.

Argjentinasi nuk pëlqen të flasë për golat e tij në veçanti, por pranon një fakt të vetëm, “goli i parë kundër Albcete dhe atë pasim nga Ronaldinho nuk do ta harroj kurrë”, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës, që në debutimin e tij, teksa më parë arbitri i anuloi një gol për pozicion jashtë loje.

Sa i përket golave të tij më të bukur në karrierë, 31-vjeçari nuk bën diferenca, por realizimet ndaj skuadrave të forta si Atletico Madrid, Valencia apo Sevilla në “Camp Nou” apo në transfertë janë më të bukurit për të, teksa nuk përmend në asnjë moment golat kundër Real Madridit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Më thuaj ç’grup gjaku je, të të them çfarë të hash!

Publikuar

-

grup gjaku ngrenie

Të gjesh se cilit grup gjaku i takon është shumë e thjeshtë (nëse nuk e ke bërë ende, nxito ta bësh). Jo vetëm që do të të vijë në ndihmë në një rast urgjent, por fare mirë, falë tij do të mund t’i përcaktosh vetes një dietë të saktë ushqimore.

Duhet të dini që grupi i gjakut lidhet ngushtësisht me aftësinë e trupit për të tretur një ushqim të caktuar, ndaj më poshtë do të keni një listë të përgjithshme të ushqimeve që këshillohen më së shumti për ju, bazuar në grupin tuaj të gjakut:

Grupi A

 

Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrnave të kafshëve.  Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.

Grupi B

Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.

Grupi AB

Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.

Grupi 0

Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Aktualitet09:35 - 9 Janar, 2019

Epopeja e një kinemaje

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes...

Aktualitet20:17 - 8 Janar, 2019

Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

Një grup kriminal është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një grup mafjoz, të përfshirë në...

Aktualitet15:38 - 8 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në...

Aktualitet09:02 - 8 Janar, 2019

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Aktualitet19:36 - 7 Janar, 2019

Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura shumë të ulëta të cilat shpesh...

Aktualitet17:51 - 7 Janar, 2019

Negociatat me Serbinë/ Ekipi i Kosovës të martën në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon të martën në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese...

Aktualitet16:51 - 7 Janar, 2019

42 vjeçarja rrëfen rrëmbimin dhe degradimin ndaj lëndëve narkotike/ “20 burra për…”

Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare. Kur ishte...

Trending

Read previous post:
Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Close