LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbora arrin deri në 1.2 m/ Probleme të mëdha në disa qarqe

10 Janar 2019, 12:23, Aktualitet CNA
Dëbora arrin deri në 1.2 m/ Probleme të mëdha në disa

Reshjet e dendura të dëborës, që kanë prekur të gjithë vendin, në disa zona janë bërë shumë problematike.

Qarqet më të prekura dhe me më shumë probleme janë Korça, Dibra, Kukësi, Dbra dhe Shkodra.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve bëri me dije se ëhstë vendosur pezullimi i përkohshëm i procesuit mësimor në disa nga qytetet më të prekura nga i ftohti dhe dëbora.

Deri më tan mësohet se gjendja më e rënduar është në qarkun e Dibrës,  ku trashësia e borës ka arritur 120 cm.

Ndërkohë, në Pukë bora ka krijuar probleme në lidhjen mes fshatrave për shkak të bllokimit të rrugëve.

Më tej , mësohet se mësimi në këtë bashki dhe në atë të Fush-Arrëzit është pezulluar.

Trashësia e borës në Kukës ka arritur deri në 35 cm, ndërsa në Tropojë 40 cm. Raportohet se rruga e Kombit është bërër normalisht e kalueshme ndryshe nga mbrëmjen e kaluar kur u bllokua për shkak të borës dhe ngricave për rreth 4 orë me radhë.

Po ashtu bëhet me dije se edhe në Qarkun e Korçës bora ka rinisur e shoqëruara me temperatura të ulëta. Zonat rurale si Vithkuq, Lekas, Dardhas, Velçan dhe Mokër rrugët janë të bllokuara. Ndërsaq në Devoll më problematik mbetet aksi Miras-Arrëz pasi dëbora ka arritur 70 cm dhe është rrugë e pakalueshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga