Bëbora bllokon rrugët/ Fëmija transportohet në spital me zjarrfikëse – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bëbora bllokon rrugët/ Fëmija transportohet në spital me zjarrfikëse

Publikuar

-

Një fëmijë i sëmurë nga fshati Kolonjë në Gjirokastër është transportuar me shumë vështirësi për në spital.

Rrugët e fshatit ishin të bllokuara nga dëbora e madhe, duke e bërë të pamundur futjen e ambulancës në të.

Ministria e Mbrojtes bën me dije se fëmija dhe prindërit e tij janë dërguar në spital me anë të një zjarrfikësje.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Fëmija kishte temperaturë të lartë dhe transportimi i tij për në spital ishte i domosdoshëm./CNA.al

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flaka/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 17 korrik 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Basha takon Meten: Do të garantojmë votën e lirë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dhunohet” Francesk Radi, vajza: Injorantë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtesa e pensionit, lista e profesioneve që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nusja e Bllokut flirte me francezin, Bashkim Shehu: C’më tha babai për lidhjen e gruas sime me diplomatin”.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

“Shekulli” hapet me titullin “Koorporata e investimeve, rrëzohet ligji i oligarkëve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 520 trashëgimtarë”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dyfishohen importet e vajit të palmës/ Ja për çfarë përdoret

Publikuar

-

By

Pas një rënie të importeve të vajit të palmës në tregun shqiptar për vitin 2017,  kur u regjistruan vetëm 712 mijë kilogramë, në vitin 2018 trendi ka ndryshuar sërish. Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se grupi i vajit të palmës dhe fraksioneve të tij është dyfishuar duke prekur nivelin 1.5 milionë kilogramë. Po kështu sipas këtyre shifrave në pesë vitet e fundit nivelin më të lartë të importeve për vajin e palmës e mban viti 2016 me 2.7 milionë kilogramë kurse viti 2015 kishte një import në nivelet 2.4 milionë kilogramë.

Vaji i palmës është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për tregun shqiptar po të kemi parasysh që jo në pak raste janë denoncuar precedentë të përfshirjes së tij në produkte të ndryshme të bulmetit por jo vetëm.

Qëndrimet për vajin e palmës janë të ndara akoma. Përdorimi i gjerë i saj është lidhur me probleme të tilla shëndetësore si tensioni i lartë apo zemra ndërkohë që sot në botë ka nutricionistë që rekomandojnë përdorimin e vajit të palmës më shumë sesa atë të gjalpit. Një studim i fundit i Harvard nënvizon se krahasuar me gjalpin vaji i palmës përmban yndyra më pak të dëmshme. Sigurisht ai mund të përdoret nëse nuk keni një opsion tjetër më të shëndetshëm siç është vaji i ullirit.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Në anën tjetër ka të tjerë nutricionistë që shkojnë edhe më tej në këmbënguljen e tyre duke vënë në pah pasurimin me vitaminën E që ka ky vaj.

Përdorimi i vajit të palmës gjendet gjerësisht në grupe ushqimesh të tilla si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapune apo make up. Vaji nxirret nga fruti ose nga fara brenda frutit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri. Vaji i palmës prodhohej masivisht në vende të tilla si Afrika por që tashmë plantacionet gjenden në Azi, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut diçka që përkon me rritjen e kërkesës në tregje. Jetëgjatësia e një palme është nga 28 në 30 vjet, pas kësaj lartësia është dukshëm e madhe dhe vendi që zë nuk justifikon prodhimin duke bërë që pema të pritet dhe të zëvendësohet me të reja./ Monitor 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending