LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja” “arratiset” nga Kosova/ Merret në pyetje edhe Besim Hajdarmataj

10 Janar 2019, 15:53, Aktualitet CNA
“Babalja” “arratiset” nga Kosova/ Merret në pyetje

Albert Veliu, i njohur nga të gjithë me pseudonimin ?Babalja?, është larguar nga Kosova. Mësohet se Veliu ka kërkuar azil politik në Bruksel.

Avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi ka thënë për CNA.al se ?Babalja? është larguar nga Kosova për në Bruksel, duke kaluar nga Hungaria.

Avokati Gashi ka theksuar se Veliu është arrestuar dhe është mbajtur në burg dy ditë në Hungari, por më pas është lënë i lirë.

Ai bën me dije se që nga data 27 Dhjetor  Albert Veliu është bashkuar me familjen e tij në Bruksel të Belgjikës.

?Në Bruksel është që prej datës 27 dhetor, por ka qenë dy ditë i arrestuar në Hungari dhe i është mundësuar bashkimi me familjen në Belgjikë, ku ka kërkuar azil politik?-tha avokati për CNA.al.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës është duke vijuar hetimin e kësaj çështje dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe shumë persona të tjerë, ku përfshihen edhe zyrtarë të Lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në pyetje është marrë edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Prokuroria synon të zbulojë se si u gjet ?Babalja? nga autoritetet dhe se si u mor dëshmia e tij për një denoncim, që konsiderohet si i rremë, raporton tch.

Dëshmia i është marrë edhe kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend.

Nga ky i fundit mësohet se Veliu nuk është gjetur nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur këtij shërbim në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda më konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj.

Ndërsa, Besim Hajdarmataj gjatë dëshmisë së tij, mësohet se ka thënë, se ka qenë krejt rastësore vizita e ?Dëshmitarit X? pranë institucionit që ai drejtonte.

?Albert Veliu erdhi në zyrën time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara?.-tha Hajdarmataj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga