Këto janë fazat e marrëdhënies që paralajmërojnë ndarjen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Këto janë fazat e marrëdhënies që paralajmërojnë ndarjen

Publikuar

-

shenjat qe nuk ndahen dot

Faza “ Jemi të lumtur”

Kjo është faza në të cilën ju as që e mendoni ndarjen. Është muaji i mjaltit le të themi, ju kaloni bukur, e doni njëri-tjetrin dhe dëshironi që të kaloni kohë bashkë.

Faza e dyshimit

Shenja e parë e ndarjes është ai mendimi i pabazuar askund, çdo gjë duket në rregull, por intuita juaj thjesht e ndjen që diçka nuk shkon.

Përgatitja

Nëse keni vendosur që t’i jepni fund lidhjes suaj por nuk e dini se si të veproni, kjo fazë do të zgjasë për muaj të tërë, pasi ju nuk jeni të sigurtë nëse jeni duke bërë veprimin e duhur dhe keni frikë mos lëndoni partnerin tuaj

Veprimi

Më në fund erdhi momenti dhe e ndërpretë lidhjen.  Ky proces ndonjëherë rezulton në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve, e herë të tjera përfshin një shkëputje të ngadaltë të komunikimit.

Ta jetosh ndarjen

Pjesa më e shëmtuar e ndarjes është koha kur fillon e bëhet e vërtetë. Nëse keni jetuar bashkë do ta keni shumë të vështirë kur të merrni sendet tuaja dhe të shkoni që të jetoni vetëm diku tjetër./Cna.al

Aktualitet

Dyshe me Tefik Osmanin, Marko Radas thuajse i Tiranës

Publikuar

-

By

Marko Radas është në bisedime të ethshme me Tiranën. Janë burime pranë klubit që bëjnë me dije një fakt të tillë. Kroati prej kohësh ka nisur kontaktet me Tiranën dhe pas dënimit të Skënderbeut nuk do të ishte çudi që të zgjidhte bardheblutë dhe të largohej nga Korça pas shumë vitesh të suksesshme e të mbushura me trofe.

Mësohet se gjërat janë serioze, paçka se te Tirana duan t’i minimizojnë gjërat. Në orët në vazhdim mund të kemi një marrëveshje. Në fakt, u fol që në prill-maj se mbrojtësi mund të vinte te Tirana në verë.

Lojtari është në fund të karrierës dhe eksperienca e tij mund t’i ndihmojë bardheblutë në boshllëkun që kanë në qendër të mbrojtjes ku janë të zbuluar. Gjithsesi, gjithçka varet nga vetë lojtari i cili ndoshta mund të thotë mjaft dhe Tirana, paçka se e pëlqen, ndoshta mendon të shohë tjetër lojtar.

Zgjedhje ideale është edhe Fidan Aliti, që luan si në krah dhe qendër të mbrojtjes, por ai është shumë larg Tiranës.

Në këto kushte, nëse Radas bashkohet me Tiranën, do të formonte një dyshe me Tefik Osmanin, lojtar me të cilin ka luajtur edhe te Skënderbeu, kohë më parë. Marko Radas është 35 vjeç. Ai është mbrojtës. Sezonin e fundit është aktivizuar 2400 minuta në radhët e Skënderbeut, pa shënuar asnjë gol.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama mbledh kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama tek selia e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve pritet që të jenë disa çështje, nga seanca plenare që do të zhvillohet nesër dhe projektligjet që do të miratohen.

Po ashtu kryesia e PS, e cila do të mblidhet në orën 09:00, mendohet se do të diskutojë edhe në lidhje me Asamblenë e 22 korrikut, si dhe organizimin e PS-së.

Kujtojmë këtu se rreth measditës së djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS, për rreth një orë drejtuesit ne qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi, mes të cilave edhe zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending