LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Grida Duma në një komunikim ndryshe/ Leksioni politik që na dhanë studentët

9 Janar 2019, 12:52, Aktualitet CNA
Video-Grida Duma në një komunikim ndryshe/ Leksioni politik që na

Deputetja demokrate, Grida Duma ka publikuar një video nga auditorët bosh. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, deputetja demokrate shprehet se studentët i dhanë një leksion të mirë ?parisë? prepotente të vendit. Ajo shton se bojkotimi i mësimit nga studentët ngrohu shpresën e shqiptarëve.

?Ky është vetëm një nga auditorët bosh të universiteteve shqiptare. Studentët sot do të duhej të ishin duke marrë leksione, por në fakt sot ata janë duke dhënë leksione.

Studentët sot në këto ditë të acarta janë duke ngrohur shpresën e shqiptarvë, të cilët i mbajnë sytë tek ata. Studentët sot po japin leksione politike sepse po i tregojnë asaj ?parisë? që mendojnë se ishte ngrirë nervi për të reaguar në Shqipëri, se gjërat në këtë vend bëhen dhe se këtu ka jetë dhe ka njerëz e të rinj që dinë ta bëjnë këtë vend shumë më mirë se sa shumë të tjerë që marrin vendime për ta.?-shprehet Duma.

Më tej, deputetja demokrate thekson se qëndrimi i tyre është politik, por se askush nuk mund të manipulojë kauzat e studentëve.

?Studentët thonë se kauzën e tyre nuk duhet ta manipulojë askush dhe janë plotësisht politik në këtë qëndrim. Ata e kuptojnë qartë që bëhet dallimi midis politikës dhe particizmit e janë duke dhënë këtë leksion për mbarë kastat politike shqiptare.

Studentët janë sot miqtë më të mirë historic për vazhdimësinë e Shqipërisë. Thonë që miqësitë e vërtetat janë ato që lindin në bankat e shkollave, gjimnazeve dhe universiteteve. Studentët sot me protestat e tyre janë miqtë më të mirë historic të shqiptarëve sepse ata po tregojnë se mund të bëhet ndryshe. Ata po tregojnë me mencurinë e tyre, me mënyrën sesi e ndërtojnë dialogun dhe pa kompleksi që kanë në kthimin e përgjigjeve tregon se ata mund të marrin pjesë në vendimmarrje dhe mund të jenë shumë herë më të mirë sesa ata që marrin vendime sot për ta.?-deklaron Duma.

Gjithashtu deputetja Duma i cilëson studentët si burim force dhe frymëzimi, ndërsa bën thirrje që të gjithë ti mbështesin.

?Studentët sot janë burim frymëzimi dhe force, ndaj si qytetarë, si pedagogë, si kushdo që jemi, edhe si politikanë që marrin pjesë në politikë dhe besojnë se gjërat duhet dhe mund të bëhen shumë herë më mirë, duhet të jemi në mbështetje të studentëve sepse me ta është aleanca më më rëndëi për Shqipërinë.?-përfundon fjalën e saj deputetja Grida Duma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga