Connect with Us

Rrëfimi prekës i sulmuesit të Kombëtares/ Pas atij dëmtimi, nuk mbaja mend asgjë

Aktualitet

Rrëfimi prekës i sulmuesit të Kombëtares/ Pas atij dëmtimi, nuk mbaja mend asgjë

Publikuar

-

Rei Manaj e ka kaluar dëmtimin e rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Granadës, duke u detyruar që të zëvendësohet në minutën e 23 për shkak të një përplasjeje me një nga ish-shokët e skuadrës së tij të sezonit të shkuar. Nga goditja në kokë, Manajt i është thyer kocka e hundës, ndërkohë që ka dëmtuar edhe nofullën.

Megjithatë, vetëm sulmuesi lushnjar është shprehur se në futboll ndodhin incidente të tilla dhe se askush nuk duhet fajësuar. Në një prononcim për mediat spanjolle, ai u shpreh se kanë shkuar disa futbollistë të Granadës për ta vizituar dhe se për dëmtimin e pësuar, nuk ka faj futbollisti gjerman.

“Kanë ardhur për të më vizituar 5-6 shokë që i kam pasur në skuadër vitin e kaluar dhe u kam thënë se gjermani nuk kishte faj, pasi në futboll këto janë gjëra që mund të ndodhin. Kam dëmtuar dhëmbët dhe kam disa shenja që duan 7-8 ditë të hiqen, por mund të kishte përfunduar edhe më keq se kaq. Nuk mbaj mend asgjë nga momenti i dëmtimit, por e kam parë videon në telefon dhe falënderoj Zotin që përfundoi me aq”.

“Falënderoj tifozët e Albacetes për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe dhe ndjej se duhet të jem i gatshëm sa më shpejtë për të ndihmuar ekipin tim. Do të stërvitem që të luaj që të shtunën në ndeshjen e radhës, edhe pse është me rrezik. Megjithatë, po nuk rrezikove, nuk fiton asnjëherë”, u shpreh Manaj.

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida Duma kapen “mat”

Publikuar

-

Nga

Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por ansjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, megjithëse Salianji i ka dhënë vlera të mëdha Dumës në daljet e tij publike.

Rreth një vit më parë CNA.al publikoi një video ekskluzive të Ervin Salianjit, i cili është kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Me kalimin e muajve, me sa duket lidhja dhe miqësia e tyre është forcuar dhe shpesh shihen në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale, ku shumë zëra thonë që ata kalojnë bashkë pushimet apo kanë filluar bashkëjetesën.

CNA.al ka siguruar disa foto ekskluzive, të cilat janë bërë sot pikërisht në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish-deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritetë të ndodhë, a do të kemi një dasmë mes dy personazhëve të rëndësishëm të republikës së re të Lulzim Bashës.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, mediat kanë raportuar ndarjen e Grida Dumës, nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë.

Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka pasur një lidhje me Eneida Patkoin, një lidhje që pritej të kurorëzohej në martesë, por të dy braktisën partnerët e tyre./ CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Foto Ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida një dyshe e pa ndarë

Divorcohet Grida Duma

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Bëji të fala kunatit”/ Noizy ironizon Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca dhe reperi Noizy kanë performuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtin club nate.

Teksa bëhej gati të performonte hitin e tij “Jena Mbretër”, Noizy ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoar Selimin.

“Bëji të fala kunatit”, shprehet reperi, ndërkohë Luana ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

 

LEXO TE PLOTE