LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rradhë kilometrike automjetesh në Rrugën e Kombit/ Dëbora nxjerr jasht loje borëpastrueset

9 Janar 2019, 19:29, Aktualitet CNA
Rradhë kilometrike automjetesh në Rrugën e Kombit/ Dëbora

Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në mbarë vendin. Aktualisht situata paraqitet e rënduar edhe në Rrugën e Kombit, ku reshjet e dëborës vijojnë prej disa orësh, dukë shkaktuar rradhë kilometrike automjetesh dhe bllokim të qarkullimit të tyre. Shkak për këtë është bërë prezenca e tepërt e dëborës në këtë aks, veçanërisht në pjesën e Rrëshen-Kalimashit.

Informacionet e CNA.al nga vendbllokimi janë konfirmuar, gjithashtu edhe nga rubrika ?Ti Raporton? në Top Channel ku njoftohet se qytetarët po hasin shumë probleme në aksin Rrëshen-Kalimash, që rrezulton të jetë dhe segmenti që ka shkaktuar bllokimin e pjesëve të tjera të rrugës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga dy burimet e mësipërme, Policia Rrugore është e pranishme dhe në patrullim të vazhdueshëm të rrugës, por përballë reshjeve të dëborës dhe bllokimit, edhe policia duket se nuk ka arritur t?ja dalë.

Madje as borëpastrueset nuk kanë arritur ta zhbllokojnë situatën, pasi bora e dëndur i ka nxjerrë ato jashë loje./CNA.al

Lajmet e fundit nga