LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

9 Janar 2019, 07:22, Aktualitet CNA
Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë gjatë paradites mot me vranësira të dendura.

Parashikohen reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta dhe bregdet.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 14°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 40-45 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Lajmet e fundit nga