Connect with Us

Merkato/ Karim Benzema drejt Serisë A për 40 milionë euro

Aktualitet

Merkato/ Karim Benzema drejt Serisë A për 40 milionë euro

Publikuar

-

Afati kalimtar i janarit i ka lëkundur vendin Karim Benzemas te Real Madrid. “Los Blancos’” janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të një emri të fortë për fazën e sulmit, dhe në listën e tyre kryeson sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Transferimi i Icardit, do t’ia minimizonte hapësirat Benzemas, i cili do ta shihte të ardhmen larg Real Madridit. Sipas ‘Don Balon’, Benzema mund të transferohet në Serie A, te skuadra e Milanit, që gjithmonë e ka pasur objektiv kryesor.

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të negociojnë transferimin e Benzemas në janar, duke e ofruar me formulën e huazimit, ndërsa do të detyroheshin në transferim të përhershëm në fund të sezonit për 40 milionë euro. Me ardhjen e dikujt si Benzema, Gattuso nuk mund të ankohet më. /CNA.al

Aktualitet

Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja kërkon të marrë shtëpinë e Merves dhe ëndërron të krijojë një familje të madhe. Merve e përqesh Ojan pasi mendon se ajo nuk mund të krijojë familje. Oja e kërcënon se do i tregojë provat Serhanit. Ajo i merr Merves edhe Rashelin. Komisari mëson se hetimet për vrasjen në Sarmashëk janë mbyllur. Ai vendos të mos ndalojë së zbuluari të vërtetën dhe i vihet pas Tajlanit. Tajlan ia mbath nga komisari por ai arrin ta kapë dhe e merr në pyetje. Tajlan i tregon komisarit se Merve dhe Oja gjithnjë kanë qenë armike por ditën e vrasjes ishin bërë ortake. Burxhu tronditet kur sheh se ka helmuar Mehmetin.

Arzu shkon në spital ndërsa Burxhu e ndjek pas. Arzu ka frikë se do e humbasë Mehmetin ndërsa Enver i gjendet pranë. Doktori njofton Arzun se Mehmet e ka kaluar rrezikun për jetë. Enver e kupton që Arzu vazhdon ta dojë Mehmetin dhe vendos të mbeten miq. Merve kërkon ndihmën e avokates por nuk i tregon asaj të vërtetën. Arzu dhe Mehmet rikthehen në shtëpinë e tyre dhe kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Arzu vendos ta falë Mehmetin. Mehmet shkon në shtëpinë e Burxhus dhe e kërcënon se do e vrasë. Serhan i tregon Mehmetin situatën e vështirë në të cilën ndodhet me Ojan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duhet mbushur arka/ Juventusi nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj

Publikuar

-

Pas një vale blerjesh, te Juventusi po mendojnë edhe për merkaton në dalje.

Bardhezinjtë kërkojnë që të rigjenerojnë të ardhura dhe sipas mediave italiane, kanë nxjerrë në merkato 3 futbollistët e parë.

Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, Joao Cancelo dhe Mario Mandzukic, me treshen që nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri.

Sulmuesi argjentinas është afër firmës me Romën. Mbrojtësi i djathtë pëlqehet nga Manchester City, ndërsa për kroatin ka një interes nga Evertoni. Nga shitja e tyre, Juventus pretendon që të përfitojë rreth 80-100 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur ishte ikona e Real Madridit/ Tani rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.

Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.

Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.

LEXO TE PLOTE