LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i shoqërisë nga politika/ Gjergj Bojaxhi tregon ndikimin te mazhoranca dhe opozita

9 Janar 2019, 15:33, Aktualitet CNA
Largimi i shoqërisë nga politika/ Gjergj Bojaxhi tregon ndikimin te

Ish-kandidati i pavarur për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi në një intervistë për emisionin ?Top Talk? në Top Channel ka folur për sistemin politik në vendin tonë dhe se si mund të ndryshohet sistemi politik.

Bojaxhi u shpreh se fakti që shqiptarët nuk duan të merren me politikë e ndihmon shumë klasën politik, pasi sipas tij në këtë mënyrë ata nuk kanë konkurrencë.

?Sistemi ndryshohet duke pasur lëvizje të tilla si kjo e studentëve. Kur ne mendojmë se politikanët janë të korruptuar apo kur shoqëria thotë do bëj çdo gjë e s?dua të merren me politikë, kjo gjë i shërben klasës politike.

Pasi ata do qëndrojnë të paprekur dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.?-tha ai.

Më tej, Gjergj Bojaxhi tha se shoqëria shqiptare e di mir se cili është modeli politik që duhet të jetë në vend, por sipas tij ata nuk kanë alternativ tjetër, pasi opozita  nuk jep alternativë tjetër.

?Problemi i shoqërisë sonë nuk është se nuk e dinë se cili është modeli i duhur politik, por problemi i shoqërisë është që ne nuk kemi alternativë politike sepse opozita nuk jep alternativë tjetër politike.?-deklaroi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga