LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

9 Janar 2019, 10:18, Aktualitet CNA
Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i cili do tregojë nëse subjekti do e kalojë vettingun.

Deri më tani, nga verifikimet e KPK-së rezulton se ai ka fshehur pasurinë, e cila mësohet nga  deklarimet e ILDKPKI.

Në dokumentacionin e siguruar nga KPK mësohet se Gjoni  disponon një apartament 60m², i blerë 1.9 milionë lekë në vitin 2001, ndërsa shtohet se subjekti nuk ka pasur të ardhura për të blerë atë apartament.

Ndër të tjera mësohet edhe se gjyqtari Gjoni zotëron një apartament në Durrës, duke u bërë  e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Kpk deklaron se ky subjekt nuk ka deklaruar përdorimin prej tij të tre automjeteve si dhe ka bërë deklarime të pasakta për dhënien e një trashëgimie./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga