LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekretimi i Cakajt/ Presidenti Meta pret përgjigjen e institucioneve

9 Janar 2019, 12:42, Aktualitet CNA
Dekretimi i Cakajt/ Presidenti Meta pret përgjigjen e institucioneve

Nga qyteti i Kavajës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për  mosdekretimin e pesë personave të propozuar nga kryeministri Edi Rama për postet e ministrave të shkarkuar dhe  në të njëjtën kohë për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me Bushatin, Meta është shprehur se ai është duke përmbushur detyrimet kushtetuese dhe se posti i ministrit të Jashtëm është shumë delikat për integritetin e vendit.

?Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik.

Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.?- u shpreh presidenti.

Ndërsa, i pyetur se kur do të merret vendimi për këtë post, ai ka thënë se në momentin e parë që do marrë përgjigjet e institucioneve.

?Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.-deklaroi Ilir Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga