Connect with Us

Tabaku denoncon rritjen e taksave/ Po rrënohet shtresa e mesme

Aktualitet

Tabaku denoncon rritjen e taksave/ Po rrënohet shtresa e mesme

Publikuar

-

Inceneratori i Tiranës merr dy pagesa në ditë/ Jorida Tabaku publikon dokumentin

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka komentuar rritjen e vazhdueshme të taksave dhe tarifave për bizneset e vogla, e cila sipas saj po rrënon vazhdimisht shtresën e mesme.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se  shtresa e mesme po penalizohet maksimalisht gjatë këtyre pesë viteve.

Tabaku ndalet edhe te rritja e taksës minimale, ndërsa shprehet se kjo gjë  do rëndojë  shpenzimet e biznesit.

“Një tjetër dhuratë që qeveria u kujdes t’i bënte shqiptarëve është ajo e rritjes së pagës maksimale, efekti i së cilës do të bie mbi rritjen e sigurimeve shoqërore më shumë se sa në rritjen e të ardhurave. Konkretisht, vendosja e pagës maksimale prej 150 mijë lekësh përkthehet në një rritje të detyrimeve për sigurime dhe shpenzimet e biznesit”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Tabakut:

Rrënimi i shtresës së mesme!

Gjatë këtyre pesë viteve ka patur rritje të vazhdueshme taksash dhe tarifash, duke filluar nga bizneset e vogla që sot janë masavisht duke mbyllur qepenat e deri tek fitimet e kompanive. Kjo ka penalizuar në masë bizneset e vogla vendase, ka stopuar rritjen e investimeve te huaja si dhe ka ndikuar dhe në buxhetin e familjeve që fatkeqësisht sot është i njëjtë me atë të 10 viteve më parë.

Mbi të gjitha shtresa që është penalizuar maksimalisht gjatë këtyre pesë viteve është shtresa e mesme. Pedagogët, inxhinierët, profesionistët e lirë, mjekët, arkitektët e juristët, pra shtresa e punës mendore, shtresa e zbatimit të dijes është penalizuar më shumë duke u taksuar shumëfish për punën që bën!

Në 2014 hyri në fuqi tatimi më i lartë për punën në rajon dhe më i larti i vendosur ndonjëherë në Shqipëri për punën. Sot kushdo që punon ndershmërisht tatohet deri në 23%. Ka biznese të vogla me tatim më të ulët, ka dhe fitime kompanish që tatohen më ulët, dhe kapitali tatohet më ulët, por jo qeveria e Edi Ramës vendos të ketë tatimin më të lartë për PUNËN!

Një tjetër dhuratë që qeveria u kujdes t’i bënte shqiptarëve është ajo e rritjes së pagës maksimale, efekti i së cilës do të bie mbi rritjen e sigurimeve shoqërore më shumë se sa në rritjen e të ardhurave. Konkretisht, vendosja e pagës maksimale prej 150 mijë lekësh përkthehet në një rritje të detyrimeve për sigurime dhe shpenzimet e biznesit.

LEXO EDHE:  Denoncimi për projektin e Unazës së re/ Ahmetaj i përgjigjet Tabakut

Jo vetëm kaq, për një të vetëpunësuar në biznesin e vogël shpenzimet e tij për të paguar do të rriten me 7152 lekë/vit. Pra, një shitore në lagje apo një i vetëpunësuar në një këpucari do t’i duhet të shpenzojë 7152 lekë më shumë në vit ndërkohë që përveç kësaj do t’i duhet të përfshihet edhe në skemën e TVSH-së.

Ndërkohë që kostot e një të punësuari do të rriten me rreth 10% të pagës (vjetore). Në total, një biznesi të madh kostot e shtuara nga kjo lëvizje e ditëve të fundit të qeverisë do t’i kushtonte shtrenjtë. Nëse marrim në referencë vetëm biznesin e call center (që punëson shumicën dërrmues të të rinjve në vend), kjo kosto ndikon në rritjen e shpenzimeve me rreth 30 mijë eurove në muaj. Çfarë do të thotë kjo? Që biznesi për të paguar këtë kosto që i lindi vetëm në datë 30 dhjetor do t’i duhet të ulë shpenzimet e pagave (duke ulur pagat) apo duke larguar të punësuarit.

Në të vërtetë qeveria as nuk ka menduar për shqiptarët edhe as për të pamundurit madje as për punonjësit. Bizneset e vogla me të vetëpunësuar do të paguajnë më shumë, bizneset do të detyrohen të shkurtojnë punonjësit apo do të ulin pagat për t’u përmbajtur shpenzimeve.

Këto zgjedhje nuk rrisin konsumin dhe as nuk ulin hendekun mes të varfërve dhe të pasurve. Nuk prodhon mobilitetin social por janë vetëm nisma propagandistike që i bëjnë dëm punës. Taksa prograsive e vrau punën dhe shtresën e mesme (profesionet e lira gjithashtu) ndërkohë që krijoi terrenin për varfërimin e mëtejshëm të shtresës së mesme. Kjo lëvizje e fundvitit prodhon një tjetër goditje për punën dhe biznesin duke e thelluar edhe më tej krizën e punës, pagave, konsumit dhe rritjes ekonomike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  "Një muaj nga jeta e një rrogtari"/ Gazetari i përvishet qeverisë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE