LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Tre kivi në ditë mund t'ju shpëtojnë nga hipertensioni

8 Janar 2019, 20:00, Aktualitet CNA
Studimi/ Tre kivi në ditë mund t'ju shpëtojnë nga

Hipertensioni është një nga problemet shëndetësore më të zakonshme me të cilat përballet shoqëria moderne.

Ushqimi i keq është në vendin e parë, si një nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje.

Sasia e shtuar e sheqernave, e yndyrës, e alkoolit si dhe e mishit të kuq e përkeqëson akoma më shumë situatën. Në dimër gjendja përkeqësohet duke qenë se mungon edhe aktiviteti fizik.

Sipas studimeve të fundit të Shoqatës Amerikane të Kardiologëve,nëse konsumoni tre kivi në ditë do të mund të ulni presionin e lartë të gjakut, në mënyrë natyrale.

Prezenca e një antioksidanti të quajtur luteinë, i cili veç efektit në qarkullimin e gjakut mbron edhe sytë si dhe prezenca e magnezit në frut, janë përbërësit sekretë, që çojnë në një rezultat të tillë. Kështu që nëse  vuani nga tensioni i lartë, nuk ju kushton asgjë, që të përfshini në dietën tuaj dhe kivin./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga