“Stop”/Sex dhe para, për të marrë kujdestarinë e fëmijës në gjykatë – CNA
Connect with us

Aktualitet

 “Stop”/Sex dhe para, për të marrë kujdestarinë e fëmijës në gjykatë

Publikuar

-

Një histori tronditëse pritet të publikohet sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan. Burime nga stafi drejtues i programit, bëjnë me dije, se kanë ndjekur sagën e një nëne, e cila është përballur me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe një shume parash, vetëm për kujdestarinë e fëmijës së saj.

Në videon e bujshme, që pritet të shohim sonte, janë të implikuar disa gjyqtarë, psikologë e sekserë. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin, që i është dashur të përballojë, madje duke blerë me euro fëmijën e saj. Ende nuk dihet, se cilët janë gjyqtarët e kësaj historie skandali,pasi autorët e “Stop” nuk japin asnjë të dhënë, që mund të zbulojë identitetin e tyre.

Për më shumë mbi këtë histori të shëmtuar korrupsioni në drejtësinë shqiptare, ndiqni emisionin “Stop”, në ekranin e TV Klan, në orën 20.10.

Aktualitet

E bujshme/ Sadiku shok skuadre me ish-sulmuesin e Partizanit

Publikuar

-

By

E imagjinoni një dyshe sulmi Armando Sadiku-Kaleb Ekuban? Mund të behet realitet që këtë verë, pasi oferta e fundit që ka marrë sulmuesi shqiptar, mund t’i bashkojë të dy në radhët e një ekipi.

Armando Sadiku do të kthehet në stërvitje me Levanten në ditët e para të korrikut, por menaxherët e tij janë vënë në kërkim të një sistemimi të ri, pasi ai nuk pritet të ketë hapësira në klubin spanjoll.

Futbollisti kërkon të luajë rregullisht dhe nuk është aspak çudi kërkesa e tij që të shkojë në një skuadër ku mund të gjejë hapësira, ndërsa Levante kërkon të përfitojë mbrapsht 1 milion euro që shpenzoi për kartonin e tij kur e bleu nga Legia.

Zgjidhja mund të vijë nga Turqia, ku Trabzonspor kërkon një sulmues për ta rreshtuar përkrah Ekuban në repartin e avancuar.

Klubi ka nxjerrë në shitje nigerianin Nuakaeme dhe kërkon një emër më cilësor për këtë edicion, me Sadikun që është një prej alternativave në shqyrtim.

Ashtu si me Ekuban dhe Lids, mendohet transferimi në formë huazimi të lojtarit nga Levante për një edicion, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij nëse përmbush pritshmërinë, siç bëri ish-sulmuesi i Partizanit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Identifikohet autori

Publikuar

-

By

Policia e Korçës bën të ditur se ka identifikuar dhe shpëllur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 61-vjeçarit D.M, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.3.

Mësohet se në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit G.P, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin D.M, 61 vjeç, banues në Korçë, duke e goditur këtë të fundit me mjet prerës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”./ CNA.al

Sherr me mjete të forta/ Plagoset një person në Korçë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rilindja është katandisur për faqe të zezë”/ LSI publikon faktet

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar disa fakte dhe shembuj, ku tregon se edhe më parë ka ndodhur që zgjedhjet janë shtyrë me kërkesë të Partisë Socialiste dhe të vetë kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, në tetor të 2003, për shkak të Ramës, zgjedhjet u shtynë me 4 muaj dhe u zhvilluan në muajin shkurt. Në atë kohë Rama kondidonte për Kryetar bashkie, sqaron nënkryetari i LSI-së.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Rilindja per faqe te zeze, behet edhe Gjykate Kushtetuese!!

Rilindja eshte karandisur “O lale kros o lale kros vete shkruan e vete vulos”.

Rilindja vendos edhe per zgjedhjet dhe interpreton kushtetuten dhe merr vendime ne emer te Gjykates Kushtetuese te cilen po vete e sabotoi,e shkaterroi dhe nuk e ngriti.

Disa fakte.

Rilindja qan per mandatin 4 vjecar te te zgjedhurve vendore.

Qesharake.

Edi Rama ishte zgjedhur kryetar bashkie ne tetor 2003 ndersa per shkak te tij zgjedhjet u shtyne me shume se 4 muaj dhe u zhvilluan ne shkurt 2007.

Po kjo s’ka rendesi dhe qenka e ligjshme se e kerkoi Edi Rama.

Edi Rama vendosi te terhiqet nga zgjedhjet per Kryetar Bashkie ne Kavaje ne 5 maj vetem dy dite perpara zgjedhjeve qe mbaheshin ne date 7 maj.

Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnje date te re te dekretuar te zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Nishani per zgjedhjet per kryetar bashkie ne Kavaje ka dale vetem 2 jave me vone pikerisht ne 21 maj.

Rilindja nuk u qa as per kete, sepse po e kerkoi Edi Rama eshte e ligjshme te tjerat jo.

Boll me kete strategji qe kerkon te vjedhe 61 bashki ne tavoline.

Boll me keto letyra moniste.

Boll me keto shpifesira, qe kerkojne te kthejne partine shtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Trending

Read previous post:
Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Close