Connect with Us

Rama i përgjigjet opozitës/ Publikon njoftimin për tarifat

Aktualitet

Rama i përgjigjet opozitës/ Publikon njoftimin për tarifat

Publikuar

-

Kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar Partinë Demokratike se po gënjen studentët me një foto të publikuar për studentët e Fakultetit të  Inxhinierisë së Ndërtimit që duhet ta paguajnë taksën në vlerë 100% deri në 28- Janar 2018.

Rama ka publikuar një foto ku sipas tij është njoftimi zyrtar për studentët.

“Po! Saktë (Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak)”-shkruan Rama në postimin e tij.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Ja shifrat e sondazhit që nuk u publikua nga ABC News/ PS-PD-LSI katastrofë?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Basha reagon pas protestës së djeshme dhe nxjerr foton e Ramës/ Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme

LEXO EDHE:  Bashën e lëshojnë nervat/ Sulmon Klanin dhe Top Channel

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, do të shërbejë për udhëtimet jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat bëri me dijë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit.

Sipas Ramës, kjo do të shërbejë nëse vendet e huaja do ta vendosin si kusht për të gjithë ata që do të udhëtojnë.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE