LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët i nxjerrin bojën Ramës/ Mashtrues i neveritshëm, nuk mund të na e hidhni me programe HD

8 Janar 2019, 08:29, Aktualitet CNA
Qytetarët i nxjerrin bojën Ramës/ Mashtrues i neveritshëm,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në një sipërmarrje të vogël, ku sipërmarrësi është kthyer nga Greqia dhe ka vendosur të hapë biznesin e tij në Shqipëri falë profesionit që ka mësuar në Athinë.

“Mirëmëngjes, me këtë vizitë në një sipërmarrje të vogël, që falë uljes trefish të taksave do të rrisë punësimin, pagat dhe investimet zhvilluese”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës në mobilieri kryeministri Rama mori edhe dhuratë një kornizë për të vënë një nga pikturat e tij.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, me akuza dhe kritika të forta në drejtim të kryeministrit.

Një qytetar shkruan se ?Po me nje lule zvjen behari mo zoteri .?.

Më tej një tjetër shkruan në lidhje me shkollat shtetërore, që sipas tij janë pa ngrohje edhe pse temperaturat janë disa gradë nën zero. ? Kur te kesh kohe dhe te mbarosh vizitat e bizneseve private vizito shkollat shteterore. Ne kete temperature dhe pa ngrohje… Keto permiresoni ju zoti kryeminister!?-shkruan qytetari.

Një tjetër qytetar shkruan ? emigrantet bejn biznes se duke punuar ktu ske shanc me pagu dritat, jo me bo biznes. sa gjynaf qe jeni mor servila dreqi?.

Gjithashtu një tjetër shkruan se nuk mund t?ja hedhë këtij brezi me programe HD, ndërsa thekson se. ? Po , miremengjes .
Me këto pamje HD , m’a hedh mua që kam vetëm 19 vjet shkollë , a e kuptoni se nuk jua hidhni dot ketij brezi te ri që e mesojne programin HD që ne kopsht …
MBARËSOHU
OSE QËROHU .?

? Mirmengjes o mashtrues qe e shporre kete popull nga atdheu i tij gje te cilen se arriti dot asnje pushtues . I neveritshem .?-shkruan një tjetër qytetar.

Ja disa nga komentet e qytetarëve.

Lajmet e fundit nga