LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përtej vlerësimeve në Golden Globes, ja cilët nga filmat dhe serialet e nominuar duhet t’i shihni patjetër

8 Janar 2019, 09:25, Lifestyle CNA
Përtej vlerësimeve në Golden Globes, ja cilët nga filmat dhe

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Beverly Hills të Kalifornisë ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globe, nën moderimin e aktores Sandra Oh dhe Andy Samberg. Këto çmime janë vërtetë të rëndësishme pasi jo vetëm vlerësojnë punën dhe talentin e aktorëve, regjizorëve apo producentëve më të mrië të Hollywood-it por janë dhe njëlloj parashikimi për filmat që do triumfojnë në Oscars.

Surpriza më e madhe e Golden Globes të këtij viti ishte vlerësimi si filmi më i mirë për ?Bohemian Rhpasody?, biografisë të grupit të rrokut Queen dhe triumfi si aktori më i mirë i protagonistit të këtij projekti kinematografik, Rami Malek, i cili luante rolin e Freddie Mercury. Nga ana tjetër surprizë ishte dhe marrja e vetëm një çmimi nga pesë që ishte i nominuar për ?A Star is Born? dhe sidomos mos-triumfi i Lady Gaga.

Ndërkohë përtej listës së fituesëve, të nominuar në Golden Globes ishin disa filma vërtetë të mirë dhe triumfues ose jo, ju duhet ti shihni patjetër, nëse nuk i keni parë tashmë. Pra, këto janë filmat që duhet ti ndiqni, sidomos para Oscar-ëve, pasi kanë jo vetëm një lojë aktorësh të shkëlqyer por edhe skenarë dhe një punë regjizoriale shumë të mirë:

1.Bohemian Rhapsody.

E nisim me fituesin e madh të natës, siç dhe e thamë është biografia e grupit të rrokut Queen me në qendër yllin e saj, Freddie Mercury. Për fansat e muzikës rrok është një film që duhet të shihet patjetër, edhe pse dyshojmë që ju ka shpëtuar deri tani. Ju të tjerët duhet ta ndiqni për parë super punën e Rami Malek dhe për të kuptuar si është jeta e një ylli rroku pas madhështisë së skenës dhe famës.

2.BlacKkKlansman

Historia e vërtetë e Ron Stallworth, një polic afro amerikan i cili ja del të infiltrohet brenda ?Ku Klux Klan?, një grup famëkeq terrorist antikonformist në SHBA. Është realizuar nga Jordan Peele, një nga kineastët më të mirë të momentit dhe Spike Lee. Ka protagonistë aktorë si John David Washington, Adam Driver apo Tohper Grace. Padyshim një ?must see?.

3.A Star is Born

Me siguri filmi më i famshëm dhe më i njohur i të nominuarëve, i cili bëri shumë zhurmë për shkak të pjesmarrjes së Lady Gagas dhe Bradly Cooper, si aktor dhe regjizor. E kishim me dy mëndje ta përfshinim në listë sepse me siguri ju e keni parë por ju që e keni humbur duhet ta shihni patjetër dhe të jeni dëshmitarë të një prej hsitorive më të bukura por me të dhimbshme të Hollywood-it. Shpresojmë të ketë më shumë fat në Oscar. Uh po, albumi muzikor i filmit është fantastik.

4.Green Book

Triumfues në kategorinë e filmit më të mirë muzikal apo komedi. Flet për historinë e një truproje italo-amerikan që bëhet shoferi personal i një artisti të njohur afro-amerikan në Amerikën Jugore të vitit 1960. E gjithë historia është e bazuar në një histori të vërtetë miqësie dhe ka si protagonist Viggo Mortensen, i cili është një super aktor dhe Mahershala Ali, i cili më në fund mori vlerësimin që i takon këtë vit dhe triumfoi si aktori më i mirë suportues. Duhet ta ndiqni nëse jeni fans i komedisë, historisë dhe mbi të gjitha i filmave të bukur.

5.Vice

Një Golden Globes i mbushur me filma të nominuar, të cilat janë të bazuara në histori të vërteta, ose më mirë të themi biografi. Vice tregon historinë e Dick Cheney, një burokrat modest i cili qetësisht fitoi fuqi të madhe gjatë presidencës së George W. Bush dhe arriti të bëhej zëvendësi i tij. Ai pati një rol të madh në riformimin e shtetit të Amerikës dhe të gjithë globit, madje ndikimin e ideve dhe punës së tij i ndjejmë edhe sot. Christian Bale e luan, madje dhe triumfoi si aktori më i mirë në një film muzikal apo komedi, dhe çfarë bën Chirstian Bale duhet parë patjetër. Jua sugjerojmë patjetër.

6.Roma

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Roma, tregon ngjarjet e një viti që përjeton një familje në kryeqytetin eMeksikës, në fillim të vitit 1970. Filmi ka në qendër figurën e nënës dhe sakfrificave që bën për fëmijët dhe është një dramë e rëndë, që mund t?ju bëj të derdhni lot shumë lehtë. Skenarist dhe regjizor është Alfonso Cuaron, i cili fitoi dhe çmimin si regjizori më i mirë.

7.If Beale Street Could Talk

Një dramë e realizuar shumë mirë nga pena dhe regjia e Barry Jenkins. Është historia e një gruaje në Harlem, lagjen e famshme të varfër të New York-ut, e cila përpiqet ti provojë pafajësinë e saj për një krim të rëndë që akuzohet, të fejuarit, ndërkohë që pret fëmijën e tyre të parë. Ka dy aktorë fantastikë si Stephan James dhe sidomos Regina King e cila dhe u shpall fituese e çmimit si aktorja më e mirë suportuese.

Nuk mund të lemë pa ju sugjeruar dhe serialet që duhet të ndiqni, të cilët arritën të rrëmbenin një çmim në ceremoninë e mbrëmjes së djeshme:

1.The Marvelous Mrs. Maisel

Historia fanstastike e një gruaje shtëpiake në vitet 1950 e cila vendos të bëhet një komediane dhe të realizojë stand-up. Puna aktoriale e Rachel Brosnahan, e cila doli fituese si aktorja më e mirë në një serial dhe Alex Borstein, e ka bërë këtë shfaqje televizive të marrë shumë çmime si në Golden Globes ashtu dhe tek çmimet Emmy, që u zhvillua para disa kohësh. Prandaj dhe ju nëse jeni fans i serialeve dhe komedisë duhet ta shihni patjetër, që tani!

2.Killing Eve

Një agjente e sigurisë në ShBA, gjurmon dhe kërkon një kriminele në çdo hap të saj. Është i bazuar në romanet ?Villanelle? nga autori Luke Jennings dhe është i realizuar shumë mirë. Plus që ka një performancë të jashtëzakonshme nga aktorja Sandra Oh, të cilët ju mund ta njihi për punën e shkëlqyer tek një nga serialet më të mirë të bërë ndonjëherë ?Grey?s Anatomy?. Nëse jeni fans i aksionit, i skenave të shpejta dhe i dramës, epo ky është serilai për ju.

3.The Americans

Historia e dy agjentëve të inteligjenës Sovjetike të cilët hiqen si një çift i martuar për të spiunuar punën e qeverisë amerikane. Sërish dramë, aksion dhe kthesa të pafundme në ngjarje ju ofron dhe ky serial, që për më tepër u shpall fitues në Golden Globes si seriali më i mirë. Ka pjesmarrjen e Keri Russel dhe Matthew Rhys si protagonist, të cilët realisht kanë bërë një punë shumë të mirë. Informacion bonus: Top Channel herë pas here jep ndonjë sezon të këtij seriale kështu që mund të kapni aty nëse e keni të pamundur ta shihni online.

4.The Assassination of Gianni Versaçe: American Crime Story

Titulli flet vetë, është një mini-serial, pra me seri të limituara të cilat zgjasin po aq sa një film, dhe që në serinë e krimeve më të famshme të ndodhura në Amerikë, flet për vrasjen e bujshme të Gianni Versaçes. Të gjithë aktorët e saj si Darren Criss apo Penelope Cruz kanë qenë të nominuar si në Emmy?s dhe në Golden Globes për performancën e tyre, ndërkohë që vetë shfaqja televizive ka triumfuar në të dyja ndarjet e çmimeve si seriali më i mirë me seri të limituara. Duhet ta shihni patjetër, edhe pse nuk ju ha shumë kohë, por tregon ngjarje vërtetë interesante.

Lajmet e fundit nga