LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht 14 persona

8 Janar 2019, 11:57, Aktualitet CNA
Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht 14 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit bën të ditur se 14 persona janë proceduar penalisht në qytetet si Korçë, Tropojë, Berat dhe në Sarandë, pasi kanë shkelur ligjin duke mos mbyllur lojërat e fatit pas 1 janarit të këtij viti.

Personat akuzohen për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara?.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.

Ndërkohë 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht  shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P., 51 vjeç,  E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan  duke luajtur lojëra fati.

Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.

Në Sarandë është proceduar penalisht  shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga