LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në qeveri/ Ngjela: Ramës i duket vetja monark

8 Janar 2019, 15:55, Aktualitet CNA
Ndryshimet në qeveri/ Ngjela: Ramës i duket vetja monark

Avokat, Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ?45 Minuta?, në Report TV,  ka komentuar lëvizjet në qeveri duke zbuluar arsyet e këtyre ndryshimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Ngjelës, arsye kryesore e ndryshimeve në qeveri ishin protesta e studentëve, por edhe krijimi i SPAK-ut.

?Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u janë arsyet që e detyruar Ramën të bëj ndryshime në kabinet. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që ata nuk e përfillën,?-u shpreh Ngjela.

Më tejAvokati ka vijuar të thotë se Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe ti hapre rrugë krijimit të një qeverie tjetër.

?Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si Kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk je mbret. Këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori, që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë?,-tha avokati./CNA.al

Lajmet e fundit nga