LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Na thuaj se si ec, të të themi atë që nuk di për veten

8 Janar 2019, 19:40, Aktualitet CNA
Na thuaj se si ec, të të themi atë që nuk di për veten

Në botën e psikologjisë, dihet që ne projektojmë qenien tonë përmes nënvetëdijes dhe e shfaqim këtë të fundit në mënyra të ndryshme. Ndaj dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj disa veprimeve të vogla të cilat shprehin shumë mbi karakterin tonë.

Nëse ec gjithnjë shpejt

Nëse ec gjithnjë shpejt, kjo do të ndalojë që të shohësh shumë mrekulli.  Mënyra e ecjes tregon se jeni një njeri produktiv dhe që përdorni shumë logjikën, gjithashtu jeni dhe shumë inteligjentë. Gjithsesi ju keni tendencën që t?i shihni të tjerët si qenie inferiore. Jeni agresivë dhe kompetitivë.

 

Nëse ec me kokën lart

Nëse ec me kokën lart dhe me gjoksin para e shpatullat drejt kjo do të thotë se ke nevojë që të ndjehesh i vlerësuar. Ndoshta ec edhe shpejt, por me hapa të moderuar, këta tipa personash, i pëlqejnë shumë sfidat, shumë politikanë ecin në këtë lloj mënyre.

Nëse ec duke peshuar në këmbë

Nëse ec duke e lejuar gjithë pjesën e trupit që të bier në këmbë dhe kërkon që të kesh kontakt sy më sy me personat e tjerë që ecin, atherë  të pëlqen të biesh dakord me të tjerët. Je i sjellshëm dhe miqësor.

Nëse ec ngadalë

Nëse ec ngadalë, me sytë në tokë dhe krahët e mbledhur dhe kokën që sheh drejt tokës, je tip që nuk të pëlqen të përfshihesh shumë me të tjerët. Je intovert dhe shumë shprehës. Në përgjithësi i trajtojnë të tjerët ashtu si duan të trajtohen vetë.

Nëse ec me hapa të vegjël, me shumë mundësi je egoist

Nëse kryqëzon këmbët kur ec, je shumë vulnerabël dhe i dobët.

Nëse ec duke pasur kujdes për çdo hap që hedh me siguri ke frikë se mos lëndon veten.

Nëse ec duke bërë dhe veprime të tjera kjo do të thotë se je kreativ dhe ke fantazi të larmishme./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga