Interi “kopjon” ekipin shqiptar/ Ja propozimi interesant për dënimin e tifozëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Interi “kopjon” ekipin shqiptar/ Ja propozimi interesant për dënimin e tifozëve

Publikuar

-

Interi do të luajë takimin e ardhshëm të Seria A pa tifozë, për shkak të pezullimit të marrë pas thirrjeve raciste drejtuar ndaj Kulibali, në takimin që u luajt përballë Napolit. Tribunat zikaltër janë boshatisur për 2 takime, përkatësisht tifozeria ultrase.

Drejtuesit e Interit kanë shkuar ditën e sotme në Ligën Italiane të Futbollit dhe në federatë dhe kanë propozuar që rrathi i parë i stadiumit të jetë i hapur vetëm për djemtë dhe vajzat e shkollës. Kjo për të dërguar një sinjal të fortë për çdo formë të diskriminimit. Propozimi zikaltër ka gjetur mbështetje të madhe në publik dhe shumë shpejt pritet edhe përgjigja e autoriteteve përkatëse.

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm nga Spanja/ Interi arrin marrëveshjen për yllin e madh

Kujtojmë se këtë praktikë, e ka ndjekur edhe Flamurtari në disa ndeshje ku ishte i dënuar pa tifozë nga FSHF, për të futur fëmijë në shkallët e stadiumit, me iniciativë të administratorit Sinan Idrizi.

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm nga Spanja/ Interi arrin marrëveshjen për yllin e madh

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm nga Spanja/ Interi arrin marrëveshjen për yllin e madh
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 17 korrik 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Basha takon Meten: Do të garantojmë votën e lirë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dhunohet” Francesk Radi, vajza: Injorantë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtesa e pensionit, lista e profesioneve që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nusja e Bllokut flirte me francezin, Bashkim Shehu: C’më tha babai për lidhjen e gruas sime me diplomatin”.

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm nga Spanja/ Interi arrin marrëveshjen për yllin e madh

“Shekulli” hapet me titullin “Koorporata e investimeve, rrëzohet ligji i oligarkëve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 520 trashëgimtarë”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending