LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Bojkotohet mësimi/ Studentët sërish në protestë

8 Janar 2019, 10:20, Aktualitet CNA

Studentët kanë nisur sot ditën e dytë të protestës së tyre për këtë vit para godinës së Kryeministrisë.

Ata shprehen se ka edhe studentë që janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë dhe pasiguri se mos humbasin vitin akademik.

Pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, studentët të cilët vijojnë rezistencën thonë se do të vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të lartë.

Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Lajmet e fundit nga