LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci i përkeqësuar i tregtisë/ Ecuria e bizneseve dhe punësimi në rënie

8 Janar 2019, 07:25, Aktualitet CNA
Bilanci i përkeqësuar i tregtisë/ Ecuria e bizneseve dhe

Tregtia ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë tëekonomisë i ka të përshkallëzuara zhvillimet negative si në drejtim të gjendjes financiare, punësimit dhe ecurisësë biznesit në përgjithësi. Bizneset e tregtisë tëanketuara nga Banka e Shqipërisë janëtreguar me pesimiste në raport me bizneset e tjera.

Për dy tremujorë rresht, të tretin dhe të katërtin e vitit 2018, bizneset e sektorit të tregtisë kanë pohuar se ecuria e biznesit të tyre kanë shënuar rënie përkatësisht me 7.5 dhe 11.9 për qind.

Gjithashtu bizneset presin rënie të mëtejshme të punësimit dhe të gjendjes së tyre financiare.

Sektori tregtisë vitet e fundit është vënë në presionin e rënies së konsumit, konkurrencës dhe rritjes sëbarrës fiskale.

Përfshirja në TVSH e bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekëvitin e kaluar ka rezultuar me kosto shtesë, teksa biznesetkanë pohuar se aktiviteti po tkurret sidomos në drejtim tëpunësimit.

Më 20 gusht të këtij viti, Elxhilda Koleci mbylli biznesin e saj ku punonte prej 12 vitesh, që nga 2006. Ajo kishte një bar-kafe në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Bashkëshorti i saj u përgjigj për ?Monitor? gjatë telefonatave që iu bënë bizneseve të mbyllura se për shkak të përfshirjes në skemën e TVSH-së vendosën të mbyllnin biznesin. Prej vitesh, fitimet ishin minimale dhe me përfshirjen në skemë, nuk ia vlente që ta mbanin hapur. Tashmë Elxhilda Koleci, 53 vjeçe, është e papunë. Mundësitë e punësimit në këtë moshë, sipas të shoqit, janë thuajse zero. Për të njëjtën arsye shumë biznese të tjera tësektorit tëtregtisë dhe shërbimeve kanë mbyllur aktivitetin.

Sektori i tregtisë është përfshirë në një tranzicion të thellë, teksa dyqanet e vogla po konkurrohen nga supermarketët dhe qendrat tregtare. Kjo reflektohet edhe në shifrat e punësimit ku bizneset e sektorit kanë pohuar zhvillime negative nëtremujorin e katërt, por edhe për tremujorin e parë 2018.

Në anketën e Bankës së Shqipërisë në bizneset e sektorit tëtregtisë u gjet se, balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm ra me 6.0 pikë përqindje dhe balanca e ecurisë së biznesit ra me 4.4 pikë përqindje.

Rënie shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si: gjendja financiare, punësimi në tremujorin në analizë dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, sipas bizneseve në sektorin e tregtisë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tremujorin e katërt ka qenë më e lartë, si krahasuar me tremujorin e mëparshëm (+4.0 pikë përqindje), ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë (+6.3 pikë përqindje). Megjithatë, niveli i saj rreth 75.2%, qëndron 0.7 pikë përqindje nën mesataren historike përkatëse./ Monitor 

Lajmet e fundit nga